Home KRYESORE Krimet e Rënda marrin në pyetje Saimir Tahirin

Krimet e Rënda marrin në pyetje Saimir Tahirin

Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur menjëherë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda direkt pasi ky organ i dërgoi kërkesë për ta marrë në pyetje.

Në një komunikimin me Opinion.al, Tahiri tha se “sigurisht do të jem aty!” dhe disa minuta më pas ai u shfaq në dyer e prokurorisë.

Marrja në pyetje e ish-ministrit është pjesë e hetimit që ka nisur ndaj tij me dyshimet se ka mbështetur grupin e trafikantëve Habilaj duke shpërdoruar detyrën. Po kështu ditën e djeshme oficerët e policisë gjyqësore bënë një kontroll në banesën e tij, ku thuhet se u sekuestruan disa bizhuteri dhe dokumente që mund ti shërbejnë hetimit./Opinion.al

Share: