Home KRYESORE Kociu: E turpshme qe sulmohet gazetarja qe shkon te beje punen te...

Kociu: E turpshme qe sulmohet gazetarja qe shkon te beje punen te rasti Saimir Tahiri

Nga Mimoza Kociu

E turpshme qe sulmohet gazetarja qe shkon te beje punen, e t’i jape ze, si secili prej kolegeve te saj keto dite, me shume se kujtdo ish ministrit te brendshem, emri i te cilit ka dale ne pergjime italiane, jo shqiptare.

A nuk ishin mediat, gazetare e operatore te instaluar me ore te tera sa tek shtepia e Tahirit, tek kryesia ku zhvillohej keshilli i mandateve e tek selite e partive (pertej orareve normale te punes e kjo eshte e zakonshme), qe te gjithe te kishin mundesi te merrnin informacionin maksimal e ne kohe reale mbi kete ngjarje?

Po si mundet qe te behet sehir kur nje gazetare sulmohet teksa eshte duke bere detyren? Nuk i ben nder se pari Saimir Tahirit qe pranon te “mbrohet” ne kete menyre primitive. Gazetaret nuk preken te dashur militante, te cilitdo krah qofshi!

Nuk paguhen e as abuzojne me taksat tuaja! Ata ndihmojne te shikoni gjithe dritehijet e cfare ndodh. E drejta e secilit pastaj, t’i hape syte apo te jetoje i lumtur ne verberi! Klodiana Lala forca kolege! Keep going!

Share: