Presidenti i Kompanise Neranxi, Nikollaq Neranxi shkruan sot ne faqen e tij ne Instagram se ndersa për Shqiperine ne Europe e vecanerisht ne Itali shkruhet per drogen qe u shkon nga Shqiperia, ka edhe evente per te cilat Shqiperia degjohet pozitivisht.
Neranxi informon ndjekesit e tij seI nstituti Kulinar Neranxi dhe Kompania Neranxi përfaqësuan Shqipërinë në “Kampionatin Botëror të Pasticerisë, Akullores dhe Cokollatës FIPGC” në Panairin HOST FIERA MILANO datë 21-24 tetor 2017.
Konkursi eshte zhvilluar në tre kategori dhe trajneri i skuadrës së Shqipërisë Pasticery Chef Isidoro Giglio ka punuar në mënyrë intensive për të trajnuar specialistët tanë për këtë event duke u përfaqësuar në kategoritë e mëposhtme:
Skulpturë prej Cokollatë dhe Pralina: Onofrio Campobello
Skulpturë në Pastigliaggio dhe Akullore Monoporcion: Daniele Gabrielli
Skulpturë në Sheqer Magjik dhe Tortë Moderne: Ergi Muskaj
“Krenar per pjesmarrjen e profesoreve tane ne kete kampionat të cilët ngriten lart jo vetem flamurin Shqiptar por dhe emrin e Institutit Kulinar Neranxi ne Europe dhe bote” – shkruan P residenti i Kompanise, Nikollaq Neranxi.