Home KRYESORE “Kthesa” e Presidentit të Katalonisë për pavarësinë nga Spanja

“Kthesa” e Presidentit të Katalonisë për pavarësinë nga Spanja

“Nuk kam planifikuar kurrë asnjë kërcënim apo ofendim ndaj dikujt. Jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet”, kanë qenë fjalët e para të presidentit të Katalonisë, në fjalimin e shumëpritur nga seanca parlamentare ku tregoi situatën politike të vendit pas referendumit.

“Ishte hera e parë që një votim zhvillohej nën sulmin e policisë, e kjo për shkak se qeveria spanjolle është sjellë në një mënyrë agresive ndaj nesh. Megjithatë, më shumë se dy milionë njerëz mposhtën frikën dhe dolën për të votuar”, tha më tej Carles Puigdemont.

“Tashmë ka ardhur momenti deciziv për Kataloninë, e unë si president ndjek vullnetin e popullit për ta shpallur të pavarur Kataloninë. Por dua të marr ende kohë për t’i dhënë mundësi dialogut, duke pezulluar efektet e shpalljes së pavarësisë”, tha ai./360grade.al

 

Share: