Paskal Nesturi është një prej banorëve të Himarës, i cili pavarësisht se është trashëgimtar i ligjshëm me dokumenta nuk e gëzon dot pronën e tij pasi sipas tij nuk po lejohet nga kryeministri Edi Rama. Nesturi ka lidhje familjare me Ramën por pavarësisht kësaj, kryeministri i shkatërroi biznesin që kishte në Llogara dhe e hoqi nga puna.
Në një intervistë për emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Nesturi tha se qeveria dhe kryeministri sado që të përpiqen nuk do të mund t’i marrin dot pronën pasi çështjen do e dërgojnë deri në Strasburg. Ai e paralajmëron Ramën se do të paguajë paratë së bashku me ata hajdutë që i ka dërguar për ta vjedhur.