Home KRYESORE Bensik Mustafai perjeton humbjen e te atit

Bensik Mustafai perjeton humbjen e te atit

Familja e ish-ministrit të Partisë Demokratike Besnik Mustafajt është në zi. Shkrimtarit dhe ish-ministrit të Jashtëm pak ditë më parë i është ndarë nga jeta babai. Lajmin e bën të ditur miku i Besnik Mustafajt, Ramiz Lushaj.

Lushaj shkruan në një postim në rrjetin social ‘facebook’ se Bajram Mustafaj, babai i Besnik Mustafajt është ndarë nga jeta këto ditë në Tiranë.

“Ai ishte dhe do të mbetet një njeri model i kohërave me vyrtyte e vlera të trashëgueshme, një kuadër i rrallë i punës së mirë dhe një prind e gjysh shembullor dhe i mrekullueshëm”, shkruan miku i tij.

Postimi i plotë:

Keto dite ndrroi jete ne Tirane,

BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ, nje nga burrat e mire e te shquar te Tropojes e ma gjere, baba i Besnik Mustafajt (shoku im prej nga vitet e rinise) ish Minister i Jashtem i Shqiperise e shkrimtar i perkthyem ne disa gjuhe e shtete te botes, baba i Dashit dhe i Sules, perndryshe si i kena thirre tane jeten tone edhe “LALA BAJRAM”.

BAJRAM SELIM MUSTAFAJ (LALA BAJRAM) ishte dhe mbetet nje njeri model i koherave, me virtyte e vlera te trashegueshme e te cmueshme, nje kuader i rralle i punes se mire e te mbare, nje prind shembullor, nje gjysh i mrekullueshem.

Vendlindjes tone e Kombit po iu rrallohen lisa te tille kaq te rralle e cmuar si BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ…!

I perjetshem emri e kujtimi i Tij !

Share: