Home KRYESORE Lufta e Tretë Botërore? Nuk do ta besoni sa kohë duhet që...

Lufta e Tretë Botërore? Nuk do ta besoni sa kohë duhet që ushtria e Kim Jong-Un të shkatërrohet

Nëse Koreja e Veriut do të hyjë në një luftë me SHBA dhe aleatët e saj në Perëndim, ajo mund të përballojë vetëm 3 javë nga momenti i nisjes së luftimeve, shkruan Express.uk, duke iu referuar një eksperti ushtarak.

Ushtria koreano-veriore numëron deri në 6 milionë persona të gatshëm për luftë, por Kim Jon Un vijon të kërcënojë me pajisjet bërthamore.

Gjuha e ashpër e tij ka rritur tensionet në Gadishullin Korean, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se do ta shkatërronte përfundimisht vendin më të izoluar në Botë nëse Pheniani do të vazhdonte të kërcënonte sigurinë e aleatëve dhe SHBA-së.

OKB ka shtuar sanksionet ndaj Phenianit, Kina ka paralajmëruar bizneset koreano-veriore që operojnë në territorin e saj të mbyllen, ndërsa Kim Jong Un vazhdon me programet e tij të armëve bërthamore.

Bruce Bechtol, një profesor në “Angelo State University” në Teksas, i cili më parë ka mbajtur detyrën e analistit të lartë në Pentagon për Azinë Veriore, thotë se forcat e Koresë së Veriut do të shpartallohet brenda tre javësh nga shpërthimi i konfliktit.

“Koreano-veriorët kanë dy-tre javë rezerva, qoftë në ushqim, municion apo lëndë djegëse. Kjo është e gjitha që kanë, pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve të tyre brenda kësaj kohe.

Makina e luftës amerikane do të arrijë vetëm në gadishullin Korean, ndërsa ushtria e Koresë së Veriut fillon të bjerë nga mungesa e furnizimeve”, shprehet ai./360grade.al

 

Share: