Kosova dhe Maqedonia do të mbajnë mbledhje të përbashkët të qeverive me qëllim marrjen e veprimeve konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit dhe shikimin e mundësisë së krijimit të pikave të përbashkëta doganore.
Këto ishin disa nga temat kryesore që u diskutuan në takimin mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit dhe homologut maqedonas, Bujar Osmanit.
Sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës.
Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi disa ditë më parë se qeveria maqedonase i ka premtuar se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. /LAPSI.AL/