Gjatë prezantimit të projektit për Diasporën dhe Migracionin, ministri i Shtetit, Pandeli Majko lajmëroi krijimin e një agjencie për Diasporën.
Kjo agjenci do të jetë nën përgjegjësinë e Kryeministrit Edi Rama dhe sfidë kryesore do të jetë përafrimi me strategjitë kombëtare.
Pandeli Majko u shpreh se vota e emigrantëve do të jetëzohet pavarësisht se numrat e emigrantëve do të jetë një votë e frikshme për sistemin zgjedhor në vend. Nga ana tjetër, Pandeli Majko ka deklaruar se një kanal i TVSH-së do t’i kushtohet diasporës.
“Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetëzohet vota e emigrantëve. Vota e emigrantëve ‘e frikshme’ për sistemin tonë.
Do krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës,” u shpreh Majko./360grade.al/