➖ Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend!
Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetem nga Perëndia!
Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtesisë, miklim të ndërkombëtarve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues!
Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqeria civile flinte e ‘kazanët mediatikë’ zienin ‘supë falas’ çdo natë!
Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzorpim, heshtje, frike, pendesë reflektim dhe përsëri dëshpërim!
Zoti vonon, por nuk harron!
Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë!
Zoti do flasë shqip!
Besimi në Zot, nuk vdes kurrë! ????