Home KRYESORE Ndahen për fajin e askërkujt! Rasti Rama – Basha. Nga Ylli Dyllgjeri

Ndahen për fajin e askërkujt! Rasti Rama – Basha. Nga Ylli Dyllgjeri

Titulli i shkrimit nuk është një vendim i gjygjeve të sotme që më pas pajtohen në TV Klan te zonja Çobani. Nuk është as sajesë apo humor imi. Ngjarja është e vërtetë. Eshte një vendim gjygjesor i marrë nga gjykatat e Tiranës në vitin 1986. Bëhej fjalë për divorcimin e dy kuadrove të lartë të Partisë së Punës.

Opinioni i mësuar deri në atë kohë me vendime që adresonin fajësinë në një palë u çudit deri në mosbesim për këtë vendim. Aq më shumë për Ne “kuadrot e rinj” që kishin mësuar në shkollat e politizuara se fajësia ka vetëm një emër, ka vetëm një palë. Drejtesia e ndodhur nën trysnine e Partisë dhe peshës politike të dy kuadrove te larte në fund vendosi: Ndahen për faj të askërkujt!

Ky vendim, dha precedentin e kohës se faji nuk mund të ketë gjithmonë emër të përveçëm.
Do rridhnin vitet dhe praktikat gjygjesore do të njihnin edhe raste të tjera të kësaj vendimarrje. Por, si edhe më parë, këto gjykime do të kishin precedentin politik që i shtynte në këtë aportunitet.

Më tej, ne vite, Gjykata e Larte do ti shpallte të pafajshëm edhe Metën edhe Priftin (i ndjeri) pas gjygjit të video pergjimeve.

I hodha këto rradhë pasi ndoqa së fundmi në Kuvend përplasjen Rama- Basha. Konflikti morri përmasa deri në fyerje e denoncime të forta per njëri tjetrin. A ekzistonin këto ngjarje; si fjala vjen fotot, krimi, droga, vjedhja e votes, etj. para Marrëveshjes së 18 Majit?

Pyetja është retorike. PO.

Atëhere pse u ndanë këto dy kuadro të lartë të Partisë dhe Shtetit? Kush e ka fajin?  Po gjykata nëse do padisnin njëri tjetrin çdo vendoste?

Përgjegja është në titullin e shkrimit:

Ndahen….për fajin e askërkujt!

Share: