Home KRYESORE Ndocaj: Dikush ka dëshirë të më sulmojë politikisht, italiani është me probleme...

Ndocaj: Dikush ka dëshirë të më sulmojë politikisht, italiani është me probleme mendore

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka folur edhe njëherë për sa i përket akuzave për mashtrim, paditur nga një shtetas italian.

Ndocaj i ka mohuar këto akuza duke thënë se ky shtetas kishte shkuar edhe më herët për të  bërë kallëzim por nuk ishte pranuar. Kjo ishte hera e tretë.

“Absolutisht janë të pavërteta. Unë jetoj më biznesin tim jo me ryshfete. Është hera e tretë që ky shtetas shkon denoncon, por nuk është marrë parasysh, këtë herë e kanë pranuar. Ky zotëri është i moshuar dhe me probleme shëndetësore. Ka probleme mendore dhe familja e ka larguar atë nga biznesi sepse po bënte dallavere” ka thënë Ndocaj në një lidhje telefonike në “Top Story” me Sokol Ballën.

Balla: Ky shtetas ka thënë në padinë e tij se ju i keni mundësuar një takim me Ramën. A është e vërtetë kjo?

Që ka pasur takim me kryeministrin Rama në Lezhë, ka pasur por unë nuk i kam mundësuar vetëm atij takim.

Balla: Ai thotë se ju e keni mashtruar për makinën tuaj “Audi Q7”?

Makina është me kontratë të rregullt, e noterizuar në Itali dhe do të bëhet publike.

Unë jam ndaluar në Morinë të Kukësit njëherë në Ditën e Pavarsisë, për makinë të vjedhur, u verifikua që kjo nuk ishte e vërtetë dhe u lashë i lirë.

Balla: Dy herë nuk është pranuar, e treta u pranua. Po synohet ndaj jush një sulm politik?

Është dikush që e ka marrë me shumë dëshirë të më sulmojë.

Arsyeja është ajo që unë nuk kam arritur ti bëj karshillëk kryeministrit apo ministrave.

Share: