Home KRYESORE Neranxi: Per dy Tanat (Shkreli dhe Lame) qe do sjelle Edi ne...

Neranxi: Per dy Tanat (Shkreli dhe Lame) qe do sjelle Edi ne Himare!

Nga Nikollaq Neranxi*

Sot rreth ores 11 e 30 na paska kerkuar takim me populllin e Himares Artan Shkreli dhe Artan Lame! Pyetja qe lind natyrshem eshte: keta Tanat per cfare i bejne takimet, cfare kuptimi kane? A u vendos ne mbledhje me ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro qe ne si komunitet nuk pranojme asnje projekt pa marre certifikatat e pronesise dhe jo vetem per ato familje qe preken nga plani, por per te gjithe Himaren? Keta bene sikur nuk degjuan dhe iu sollen ultimatume banoreve te largohen nga shtepite e tyre per 5 dite!

Ky Tani i legalizimeve qe nuk la shtepi pa legalizuar ne cdo cep te vendit edhe ne prona te grabitura, si ka mundesi qe nuk i tha kryeministrit te tij, cfare do bejme me himariotet qe kane shtepite dhe tokat e tyre por nuk kane asnje leter?

Madje edhe ne rastet kur himariotet kane ndertuar pa leje, ato ndertime kane qene ne tokat e tyre, jo ne toka te grabitura. Prandaj zoterinj te nderuar jeni shume vone per te ardhur ne Himare. Ne kemi vite qe iu themi, hajdeni dhe pajisni te gjithe himariotet me certifikata pronesie, pastaj flasim per investime, por ju kishit te tjera plane me ne!

Ne keto kushte, duke qene perballe nje pushteti qendror dhe vendor ne sherbim te mafias, banoret e Spilese i jane drejtuar Gjykates Administrative e cila ka nxjerre nje vendim dje, ku thuhet se ju pushtetare nuk keni te drejte te prekni shtepite tona, sepse eshte cenim i te drejtave te garantuara me Kushtetute.

Pra ne nuk kemi cte flasim me me ju. Nese doni te merrni kthese pozitive, futjuni punes dhe na sillni letrat e pronave. Boll me me teatro sa per te dale ne televizor qe te dukeni si konstruktive.

Te gjithe e kane marre vesh tashme, ju deshtuat ne Himare me planin e grabitjes, sepse himariotet me te vertete nuk jane kriminele dhe nuk mbjellin hashash, por ama historia ka treguar qe ne momente kritike, ata dine te mbrojne shume mire vendin e tyre! Mos hajdeni ne Himare zoterinj! Nuk kemi asgje per ti thene me njeri tjetrit!

*Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Pronave, Shtepive, Historise dhe Kultures Himare

Share: