Home KRYESORE Nëse po godasim Tahirin, po shpëtojmë Edi Ramën sot. Nga Arben SKËNDERI

Nëse po godasim Tahirin, po shpëtojmë Edi Ramën sot. Nga Arben SKËNDERI

Tani beteja jonë është dëbimi i Edi Ramës një sahat e më parë! Pas arrestimit të kushërinjve të ish Ministrit të Brendshëm në Itali për aktivitet mafioz, beteja e opozitës nuk mund të pèrqëndrohet tek ish ministri. Por TEK LARGIMI I MENJËHERSHËM I KRYEMINISTRIT EDI RAMA.

Asnjë nga akuzat që dolën sot nuk janë të reja. Saimir Tahiri i ka patur kushërinj këta tipa edhe kur ishte në qeverinë Rama. Historia e makinës së tij me të cilën qarkullonin kushërinjtë e denoncuar publikisht nga opozita, sidomos nga Sali Berisha, ka qenë refren sa në media aq në Parlament, sa në rrjete sociale aq në diskurset politike. Nuk po përmend masivitetin e kultivimit të hashashit në gjithë territorin e vendit dhe denoncimet po të opozitës për Tahirin dhe strukturat e policisë së tij si të përfshira në këtë megabiznes mafioz.

Pavarësisht të gjithave, Rama e mbajti, e mbrojti dhe e rizgjodhi deputet. Kjo do të thotë se, tashmë nuk është më çështje Tahiri por çështje e garantit dhe mbrojtësit të tij politik, është çështja e kryeministrit Edi Rama!

Nëse goditjet e opozitës përqëndrohen tek Saimir Tahiri, përfitimin e drejtpërdrejt e ka Edi Rama. Madje sa më fort të goditet ish ministri aq më faqebardhë del kryeministri, i cili është realisht përgjegjësi i vetëm politik i kësaj situate.

Share: