Home KRYESORE Paloka paralajmeron bashkëpunim me LSI-në

Paloka paralajmeron bashkëpunim me LSI-në

Krijimi i një fronti të gjerë opozitar duket se është thjesht çështje kohe pas sinjaleve që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dhënë nga selitë e dy forcave politike. Nënkryetari I demokratëve Edi Paloka e mirëpret bashkëpunimin me LSI-në, teksa fton edhe forca të tjera politike që t’i bashkohen lëvizjes që siç thotë ai ka në shënjestër qeverisjen të bërë njësh me krimin.

“Ne jemi të hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.”

Reforma Zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga betejat kryesore të demokratëve. Edhe pse Paloka thotë se ato do të jenë procese të ndara, pasja e një harte të re shihet si domosdoshmëri për opozitën.

“Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal” ka thënë Paloka në një prononcim për mediat./lapsi.al

Share: