Home KRYESORE Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat...

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Saimir Tahiri në emisionin ‘Opinion’, i cili tha se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha fliste me drejtorin e fabrikës në Gërdec dhe nuk është thirrur asnjëherë në prokurori.

Me një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, Shkëlzen Berisha i ka kujtuar Tahirit se shefi i tij (Edi Rama) ka më shumë se 200 telefonata me Mihal Deliorgjin.

Përgjigja e Shkëlzen Berishës për Tahirin:

Mihal Delijorgji nuk kalonte kufirin me makinën time, nuk ka blerë makinën time, nuk është incizuar kund duke thënë se ndante 5 milionë euro me mua dhe as qe i ka blerë byzylyqe nënës dhe motrës sime.

Nuk ka thënë ndonjëherë se i kam vënë shtetin në dispozicion për të bërë trafik droge. Sa për telefonatat. shefi i tij ka 200 telefonata me Delijorgjin.

Se fundmi meqë prokuroria nuk e paska bërë punën, përse shefi i tij nuk lë vend pa e promovuar Ina Ramën????

Share: