Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar pas deklaratave të bëra nga deputetët demokratë, se do të kërkojnë të kthehet mbrapsht Reforma Territoriale. Përmes një postimi në Facebook, patozi, ju kërkon demokratëve që të mos nxitohen për të ndryshuar reformën Territoriale, pasi sipas tij ajo e 18 majit mund të jetë edhe më e keqe.
Statusi i plotë:
Patozi: MERRENI ME TË QETË… Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit! Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.