Dega e PD Himare njofton se dje ne date 18.10.2017, me keqardhje u njoftuam nga disa familjare se, IMT (Inspektoriati I Mbrojtjes se Territorit) te Bashkise Himare, iu dergoi atyre shkresa ku i kerkonte te lironin objektet e piketuara per shembje, ne kuader te projektit, sipas PD dhe Komunitetit Himarjot, joligjor te Rikualifikimt Urban te Qendres se Himares.
“Ne takimin e fundit te dates 06.10.2017 ndermjet perfaqesuesve te Qeverise dhe pronareve u ra dakort se:
– perpara cdo veprimi do te ngrihej nje grup pune per regjistrimin perfundimtar te pronave ne zonen e siperpermendur.
– ne planin e pergjithshem vendor PPV, qe u miratua ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne Kuc, para se te kaloje ne KKT do beheshin ndryshime sipas mendimit dhe ne konsultim me banoret e zones.
Duke pare se keto nuk respektohen nga ana e Qeverise dhe e Bashkise, ne perfaqesuesit e banoreve te Himares, i drejtohemi Kryeministrit te frenoje veprimet e paligjshme dhe antikushtetuese te Kryetarit te Bashkise Himare.” – shkruan komunikata per shtyp e PD-se Himare.
Pd e Himares gjithashtu i ben thirrje gjithe komunitetit nga Palasa ne Nivice, te marriin pjese masivisht ne protesten qe do te zhvillohet diten e Hene , 23.10.2017, ne oren 10:30 para Bashkise Himare dhe kesaj ftese i bashkohenP BDNJ Dega Himare, Shoqata Omonia Dega Himare, Aleanca Per Mbrojtjen e Pronave, Historise dhe Kultures se Himares, Shoqata “Bregdeti”, Himarioton Society of America, Bashkimi Himarjot Athine dhe Komuniteti Himarjot Tirane.