Home KRYESORE PD: Pse letra e Tahirit është e pavlerë

PD: Pse letra e Tahirit është e pavlerë

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Enkelejd Alibeaj pas letrës që paraqiti Saimir Tahiri duke pretenduar se Italia nuk po e heton për trafik droge.

Deputeti demokrat tha se “është e pavlerë, pasi Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës. Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare”.

Sipas PD, detyra detyrë e prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare po pengohet nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Deklarata e Alibeajt në selinë e PD-së

Aktakuza e antimafias italiane per Tahirin jane 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.

Cdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova.

Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama.

Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por sic ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale.

Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, cka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë.

Një sulm frontal, të paprinciptë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt.

Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.

Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.

Partia Demokratike dhe opozita qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

Share: