Home KRYESORE Pedagogja Xhoi Jakaj: Në shqipëri vuajnë të gjithë…!

Pedagogja Xhoi Jakaj: Në shqipëri vuajnë të gjithë…!

Do thotë ndonjëri nga ju, pse me pesimizem sot qe ka rëne
dhe dielli;

Po ju jap fakte;

-Vuajnë të gjithë per të kapur një punë, sepse i perdor politika,

-Pasi e gjejnë( shpesh puna blihet) përseri nuk i lejon politika të punojnë të qetë, sepse në shumë institucione nuk ka status të nënpunësit civil, e përsëri që të mbijetojnë në punë per të mbajtur familjen ose veten, edhe kur nuk do te jesh me asnje krah politik je i detyruar nga shefi ose drejtuesi/a te bëhesh pjese e fushatave ose flakesh në rrugë pa pune edhe nëse je i mirë- shkolluar apo teper korrekt në profesion

– Të varfërit nuk i arsimojnë si duhet fēmijēt e përsëri në të shumtën e rasteve edhe kur ata janë të shkëlqyer në mesime nuk arrijnë dot standartin e fëmijëve të tē pasurve ose politikaneve

-Edhe ky rast nuk del rezultativ sepse fëmijët që rriten me shumë salltanete dhe të mira materiale të siguruara nga prindërit e pasur ose politikanë apo biznesmen, nuk e deshirojnë punen por ndonjê shef apo drejtor që në moshë te re pa dhenë kontribut intelektual apo institucional si pasojē e mirë-arsimimit të atij/ asaj në vendet evropiane

-Në gjithë vitet e ashtuquajtura demokraci e liri, nuk u punua në dobi të tyre, por në shkatêrrimin e vlerave dhe te demokracise sê arritur pas 50 viteve me diktaturen më tē eger në botë

– Nuk u vendos kurrë drejtësi për të presekutuarit dhe nuk u punua aspak për integrimin e tyre

-Nuk u hapën asnjehere dosjet qē sejcili të merrte hakun e tij sipas demit qē kishte kryer ne periudhen e diktatures.

– Ka humbur nocioni i shtresëzimit shoqeror dhe atij intelektual

Vlerat njerezore,si bamiresia,zemergjerësia,dashuria per tjetrin, partneriteti, ndihma ndaj të më të dobetit dhe kategorive vunerabël sa po vjen e bie, sepse kjo kategori nga viti në vit është rritur në numër

Ka element pafund që mund ti shtoj me argumenta bindes por do i lë për nje starus tjetër

Dua ta mbyll sot me nje lutje tē madhe drejtuar zotit nē qiell dhe jo më ambasadoreve që ta shpëtojë këtë popull pa u kthyer ne diktaturë

O zoti im shpëtoje këtë vend që e bekove po ti me shume resurse duke sjelle nē rrugen e tij një prijës tê drejtë e pa parti politike nga mbrapa ose një Robin Hood…….
Xhoi Jakaj pedagoge

Share: