Home KRYESORE Përdhunimi në Pogradec/ Flet vajza e të akuzuarit: E mbajtëm me bukë,...

Përdhunimi në Pogradec/ Flet vajza e të akuzuarit: E mbajtëm me bukë, por …

Vajza e 55-vjeçarit në Pogradec, që është akuzuar se ka përdhunuar një 15-vjeçare dhe e ka lënë shtatzënë, deklaroi se babai i saj është i pafajshëm.

Vajza e të akuzuarit shprehet se 15-vjeçaren që pretendon se është përdhunuar familja e saj e ka ushqyer, pasi ajo është në gjendje të vështirë ekonomike.

Duke pretenduar se ajo e di kush është babai i vërtetë i fëmijës së 15-vjeçares, vajza e të akuzuarit i bën thirrje drejtësisë t’a zbulojë.

“Babi im është i pafajshëm, duhet të lirohet sa më shpejt sepse po mbahet kot në burg. Vajza që ka denoncuar e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nuk e dimë me kë e ka fëmijën. Le ta gjejë drejtësia. Po na shkatërrojnë familjen.”- shprehet vajza e Ligor B.

55-vjeçari u arrestua ditën e djeshme pas deklarimit të 15-vjeçares se ai e kishte përdhunuar atë në muajin mars, duke e lënë kështu edhe shtatzënë./lapsi.al

Share: