Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Përgjimet/ Si e quante me përçmim Edi Rama ambasadorin e Kosovës në...

Përgjimet/ Si e quante me përçmim Edi Rama ambasadorin e Kosovës në Shqipëri. I kërkoi Thaçit ta largonte

Kryetari i kuvendit të komunës së Drenasit, Naim Bazaj ka treguar rreth pretendimeve të tij për shantazhin që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci i kishte bërë presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Bazaj ka thënë sot për Insajderi se ai ka incizime ku Lladrovci sipas tij kishte shantazhuar Thaçin pas kërkesës së Edi Ramës, për ta larguar atë nga ambasada e Kosovës, në Shqipëri. Sipas tij Rama i kishte thënë Thaçit se “nuk po më duhet asgjë ky tupan”.

“Qëllimi i tij në atë kohë ka qenë me i shantazhu se në atë kohë ka qenë ambasadorë në Shqipëri dhe Edi Rama, kërkojë me i hekë prej Shqipërisë se absolutisht ky njeri ishte tupan bile kështu thotë në incizim se ky tupan nuk më duhet në ambasadë të Kosovës në Shqipëri”.

“Për këtë qëllim i ka thënë Thaçit ma hiq sa më parë, pas këtyre fjalëve qëllimi i tij ka qenë në atë kohë me ardhur këtu kryetar komune sepse ky është i mësuar, me thanë ky është merakli mi marr pozitat e tjera kur i sheh që jonë në ikje. E ka pas rastin e Sylejman Selimit, kur nuk u dike ende fati i tij”, ka thënë Bazaj për Insajderin.

Ai më tej ka thënë se nga ky rast Lladrovci është propozuar që të jetë kryetar i komunës, sipas tij Lladrovci kishte përdorur dëshminë e një personi për të cilin ai ka thënë se do të tregojë disa ditë më vonë.

“Për të njëjtën gjë erdh këtu në Drenas e propozuan për kryetar dhe na ishim në garë pasi kërkoi vetëm ai me kanë na thamë jo nuk vjen. Ky i ka shantazhuar me disa dëshmi të tij që i kam unë në dorë do të thotë me nënshkrim të tij që në atë kohë në vitin 2003 me rastin e një personit X që do të tregojë pas disa ditëve”, ka thënë Bazaj.

Më tej Bazaj ka thënë se në incizimet që ai i posedon është i përfshirë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai thotë se është përmendur shumë “çanta e zezë”.

“Me këto qëllimin e ka pas që ata mos me i publiku të gjitha ato shkrime dhe arsyet e dinë ata. Është fjala edhe përdorë shpesh Kadri Veseli një çantë e zezë nuk e di as unë çka ka pas në atë çantë por ky me këto shantazhe ka ardhur deri këtu deri tash”, ka thënë Bazaj.

Kujtojmë se raporte të paqarta mes Bazajt dhe Lladrovcit kishte pasur edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit të kaluar në Drenas.

Bazaj që fillimisht kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, në një tubim të tij elektoral kishte zyrtarizuar mbështetjen e Lladrovcit për kryetar të komunës. Kjo nuk ishte pritur aspak mirë nga elektorati që ishin mbledhur në një hotel në Drenas, pavarësisht kësaj raportet mes Lladrovcit dhe Bazajt kanë qenë të acaruara në kuvendin komunal të Drenasit.

Bazaj po ashtu ka njoftuar për Insajderin se së shpejti do të publikojë dëshmitë ku sipas tij Lladrovci ka shantazhuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli. /Insajderi.com

Share: