Burime të 360grade.al, njoftojnë se Marco Minniti, ministër i Brendshëm i Republikës Italiane, viziton Shqipërinë ditën e enjte që vjen. Vizita e ministrit Italian, nuk është një vizitë rutinë, nënvizojnë burimet, por lidhet sigurisht më zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe me sa duket edhe me botimin e përgjimeve që sollën një furtunë të vërtetë këto ditët e fundit në vendin tonë.
Çështja shtrohet nëse Minitti, vjen në Shqipëri për të sjellë personalisht pikëpamjet e Qeverisë italiane, në lidhje me trafikun e drogës apo për diçka më specifike? /360grade.al/