FMN foli qartë, që koncesionet janë “rrezik domethënës fiskal” për ekonominë e vendit.
Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve.
FMN thotë që qeveria u ka borxh bizneseve 120 milionë euro.
Po ky kryeministri u shqye duke thënë qindra herë se borxhe ndaj bizneseve s’do të kishte më si në qeveritë e “poshtra” të mëparshme.
Në fakt dihet që ky kryeministër edhe genjeshtrën e ka zanat, por edhe ia fut kot se nuk kupton asgjë nga ekonomia, sepse aq shkollë ka dhe aq ia thotë.