Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë mund të aplikojnë deri më datë 7 nëntor, por që të kesh shanse të fitosh ka disa kritere që nuk mund të anashkalohen, ndonëse përzgjedhja bëhet automatike me kompjuter. Lorenc Mansaku i ftuar tek ‘Rudina’ në Tv Klan, ka dhënë disa detaje më shumë rreth aplikimit.
“Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe pervojës së punës.
Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme.
Duhet të përdorni një foto të re këtë vit.
Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur dy vitin më parë.
Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur.
Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin.
Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet t’ua plotësojë dikush tjetër.
Të njohurit e anglishtes nuk është kriter.
Për moshën nuk ka një kriter.
Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista” tha Mansaku.