Home KRYESORE Xhelal Mziu vendos taksën e luksit në Bashkinë Kamëz

Xhelal Mziu vendos taksën e luksit në Bashkinë Kamëz

Bashkia e Kamzës ka ngritur një grup prej 50 personash për të luftuar informalitetin në këtë bashki, 12 prej të cilëve në Paskuqan dhe pjesa tjetër në Kamzë.

Sipas njoftimit, në këtë zonë ka ende familje që cilat kanë më shumë se një ndërtesë, të cilat nuk e kanë lejen e banimit në këtë bashki.

“Për këtë, bazuar në ligjin shqiptar, për të vendosur lejet e banimit në adresën e duhur, do të aplikohet taksa e luksit, e cila do të verifikohet në terren nga përbërësit e grupeve të punës dhe do të aplikohet në mënyrë të menjëhershme mbledhja e tyre”, thuhet np njoftim.

Në deklaratë thuhet se mungesa e fondeve nga ana e qeverisë apo grantet, ka bërë që Bashkia të shfrytëzojë çdo burim të ligjshëm për të realizuar investimet publike.

“Ndërkaq, një tjetër element tjetër që ka ndikuar në krijimin e një situate debitore në Bashkinë Kamëz është edhe taksa e infrastrukturës. Familje të tëra kanë përfituar procesin e legalizimit të objekteve.

Në këtë kategori përfshihet edhe taksa e infrastrukturës, përgjegjëse për vjeljen e së cilës është institucioni i Bashkisë.

Edhe për këtë kategori do të bëhet verifikimi në terren, më pas pasqyrimi në sistemin e taksave si situatë debitore dhe do të merren masat e duhura për të vjelë pikërisht këtë mbetje debitore. E gjithë kjo situatë do të bëjë që Bashkia të vërë në funksion të gjithë mekanizmat e duhur për të bërë të mundur eliminimin e kësaj situate”, thuhet më tej./lapsi.al

Share: