Home KRYESORE Qëndrimi për Katalonjën, Serbia letër KE-së: Cilin ligj ndërkombëtar respektoni?

Qëndrimi për Katalonjën, Serbia letër KE-së: Cilin ligj ndërkombëtar respektoni?

Serbia ka vendosur të reagojë zyrtarisht pasi u bë publik qëndrimi i Komisionit Europian për referendumin e Katalonjës dhe pasi përfaqësues në Bruksel, deklaruan se Katalonja dhe Kosova nuk janë e njëjta gjë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar konsultime urgjente me kryeministren, anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit e shërbimeve sekrete, për të diskutuar mbi një situatë ambigue që është krijuar nga qëndrimet e KE-së.

Beogradi ka kapur momentin për të problematizuar sërish legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës në dritën e dy qëndrimeve nga KE-ja e cila për ironi referon ligjin ndërkombëtar. Ndonëse pavarësia e Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëatre, është e qartë se Serbia po kërkon të rrisë pazarin e vet në një kontekst që e provon qesharake Europën në sytë e mbarë opinionit publik. Në mbështetje të kësaj politike, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç do të adresojë një letër të posaçme për Komisionin, përmes të cilës Serbia do të kërkojë të sqarohet se cili ligj ndërkombëatr aplikohet dhe respektohet nga BE-ja.

“Realisht, ne u befasuam shumë nga pozicioni i KE-së dhe çdo gjë që zëdhënësi i tij tha. Ne duam të kuptojmë sesi do të reagojmë në termat e asaj se çfarë do t’i kërkojmë më tej Komisionit”, deklaroi para mediave serbe Brnabiç. Ajo ka sqaruar se letra do t’u dërgohet edhe vendeve që kanë njohur Kosovën, por edhe atyre që nuk e kanë njohur atë.

“Ndoshta ata do të kenë disa përgjigje për Serbinë”, vijoi ajo. /360grade.al

Share: