Athina zyrtare ka reaguar sërish sot përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme për prishjen e ndërtimeve në Himarë dhe duket se reagimi vjen pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i dorëzoi banorëve shkresën për të liruar banesat që preken nga projekti i rehabilitimit të zonës.
E vecanta e kësaj deklarate qëndron tek fakti se në deklaratë përmendet edhe arrestimi i të afërmit të një ish-ministri të Ramës (i referohet Moisi Habilajt) dhe sipas Athines zyrtare përshpejtimi i prishjes së ndërtimeve në Himarë, mund të bëhet me qëllim për të larguar vëmendjen e opinionit publik dhe nga cështja e ish-ministrit dhe problemit të narkotrafikut.
Deklarata e plote:
“Shkakton shqetësim ndërlidhja e mundshme e krimit të organizuar me skenën politike të Shqipërisë, siç rezulton nga arrestimi i kreut të një grupi të trafikut të drogës, që është dhe i afërm i njerit prej ish ministrave më kryesorë të qeverisë Rama.
Po ashtu shkakton shqetësim fakti se qeveria shqiptare vazhdon të ndërmarrë masa për shkatërrimin e pasurisë së pjesëtarëve të minoritetit grek, në kuadër të politikës së çrrënjosjes së prerzancës historike të helenizmit në zonën e Himarës.
Vendimi djeshëm i autoriteteve shqiptare vërteton se ligji për minoritetit i votuar pak ditë më herët, përbën një hap mbrapa për minoritetin kryesor të Shqipërisë. Ka dhe shumë që e interpretojnë si një akt që synon të çorientojë opinionin publik shqiptar nga problemi madhor politik që ka rezultuar me narkotrafikun, shpresojmë të mos jetë kështu”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.