Holanda mund ta konsiderojë kthimin e vizave për Shqipërinë. Kështu bën me dije gazetari Vincent Triest. Ai shkruan se ministri holandez për siguri dhe drejtësi Stef Blok pohon se numri i shqiptarëve të arrestuar në vitin 2016 është dyfishuar në raport më vitin 2015. Po ashtu, në dokumentin e publikuar bëhet më dije se numri i shtetasve shqiptarë që janë përgjegjës për krime të rënda, është goxha i lartë. Për shtetin holandez ekziston edhe problamtika e kalim ilegalisht nga Holanda në Angli.
Nisur nga këta precedent, ministri holandez shprehet se mundësia e kthimit të vizave ekziston, por diçka e tillë do të diskutohet dhe vendimi do të merret në fund të vitit kur ministria të ketë të gjitha të dhënat në dispozicion. Lajmi i publikuar para pak kohësh nga ABC Neës për rikthimin e vizave, shkaktoi një valë të madhe reagimesh në vendin tonë, si dhe një sërë mohimesh për vërtetësinë e tij. Ndërkohë, sipas këtij dokumenti, pritet që fundi i këtij viti të ndajë njëherë e irë këtë çështje dhe të mësohet nëse realisht Holanda do t’i rikthejë vizat me shqipëri apo jo.
“Kabineti është njohur me rregulloren që e keni përmendur. Kjo përfshin marrëveshjet për monitorimin e vendeve pa viza nga Komisioni Evropian. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian ka njoftuar një monitorim për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë. Ky monitor pritet në fund të këtij viti. Qeveria pari dëshiron të marrë rezultatet e atij raporti përmban objektive, informacione konkrete dhe relevante, si dhe të dhënat nga autoritetet përkatëse përpara se qeveria të vendosojë nëse do të thirret në procedurën e frenimit emergjent.” – thuhet ndër të tjera në document./lapsi.al