Home KRYESORE Rama: Isha gati të bëja një pakt me ta, por nga opozita...

Rama: Isha gati të bëja një pakt me ta, por nga opozita mora vetëm mallkime dhe akuza

Në Komunikimin Javor, kreu i qeverisë Edi Rama konsideroi si objektivin më të madh të mandatit të dytë qeverisës, integrimin në Bashkimin Europian. Madje që të mundësohet sa më shpejt, Rama tha se ishte gati të bënte një pakt me opozitën dhe Luzim Bashën, por qe nuk gjeti mbështetjen e tyre.

“Kisha propozuar një pakt për të punuar së bashku për këtë dhe disa objektiva, por nga opozita mora vetëm mallkime dhe akuza pa kufi. Ata janë pa vizon dhe ide, fatkeqësisht as forca morale s’i vë dot mbi interesat e tyre të vajtueshme”,- tha kryeministri.

Më tej Rama ka bërë publike edhe disa konstatime gjatë këtij muajin për ekonominë dhe luftën ndaj informalitetit.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira edhe për sektorin ekonomik kur tha se: “Qetësia e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e parlamentit, ia la kohën rrugës së konfliktit për pushtet të çadrës. Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor.

Nuk ka asnjë sekondë kohë për të humbur me grindje e me llafe, ka kaq shumë punë për të bërë, duhet të mendojmë se si çdo minuta te punojmë për të arritur objektivin tonë drejtë BE”, u shpreh Rama.

Share: