Home KRYESORE Rama sulmon PDIU-në: E kthyen AKU-në në një bandë shtetërore

Rama sulmon PDIU-në: E kthyen AKU-në në një bandë shtetërore

Sot kane qene te shumta akuzat qe ka leshuar Rama ne Asamblene e PS kundrejt sektorëve të ndryshëm në administratën shtetërore.

kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama tha se AKU ishte kthyer ne një thertore më vete, duke e krahasuar me një bandë…

“Ndërkohë që therjet në rrugë janë barbari, gjaku në rrugë është barbari. Është për të vënë kujën kur theret një qen, qenie e pafajshme por askush nuk vë kujën për therjen barbare të bagëtive në rrugë, në sy të fëmijëve, pa asnjë kusht higjienik.

Thertoret të gjitha duhet të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve. Sigurisht që pjesë e këtij procesi është edhe një përpjekje e fortë për të çliruar popullin fermer nga një bandë, bandë shtetërore, AKU. AKU duhet të kalojë në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të merret me higjienën, me standardet, sigurinë ushqimore.

AKU është një thertore më vete. Për këtë arsyej, pjesë e procesit të reformimit është edhe tërheqja nga frontet e therjes së AKU-së në dogana. Veshin një përparëse të bardhë dhe të kujtojnë thikën nën përparëse. Nuk ka punë te ketë AKU nëpër dogana dhe as inspektor punësimi nëpër kompani. Mjafton një kontroll”, – tha Rama.

Share: