Home KRYESORE Replika e Ramës për Dulen: Nuk je mendjeleshtë, je i qëllimshëm

Replika e Ramës për Dulen: Nuk je mendjeleshtë, je i qëllimshëm

Ka nisur me replika në Kuvend diskutimi i ligjit për pakicat kombëtare. Rama deklaroi se Dule qëllimisht interpreton fjalën e Ramës për interesat e tij.

Edi Rama: “Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde.

Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur, je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe përpiqesh t’i intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.

Ti je një minoritar dhe nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti. Ligji është krenari për këtë parlament dhe arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë si respektohen minoritetet”.

Më herët deputeti Dule theksonte se, “Kemi pasur regjistrimin e popullsisë në 2011 dhe se e dimë si rrodhën zhvillimet para atij censusi, i dimë edhe amendimet që iu bënë ligjit në momentet e fundit. Vjen Këshilli i Europës dhe na thotë se ai census me amendimet e momenteve të fundit shkel parimet që përcaktohen në nenin 3 të konventës kuadër.

Deri sot kishim konventën kuadër kishim edhe shkeljen e konventës kuadër me ligjin për censusin e republikës. Sot vjen qeveria e zotit Rama dhe e sanksionon këtë shkelje në nenin 5 të këtij ligji, kur thotë se: Minoritet se ku janë se kush janë do të përcaktohet në bazë të ligjit. Këshilli i Evropës e thotë qartë: Parametrat e ligjit në ato aspekte që lidhen ne të drejtat e minoritetit të vetë identifikimit bien ndesh me nenin 3 të konventës kuadër. Ligji i zotit Rama na thotë se ne do të respektojmë këto të drejta në bazë të ligjislacionit mbi censusin, dmth në shkelje flagrantë të konventës kuadër”.

Share: