Home Gjeo-Ekonomia Rrymat e mendimit ekonomik, ose përballja e Ludwig von Mises me John...

Rrymat e mendimit ekonomik, ose përballja e Ludwig von Mises me John Meinard Keynes

“Papunësia në tregun e lirë është gjithmonë vullnetare”, thotë Ludwig von Mises, një nga themeluesit e Shkollës Austriake të Shkencës Ekonomike dhe filozofisë liberale, sepse çdo njeri punon sepse ai preferon të arrijë rezultatin e parashikuar duke vepruar kështu, në raport me mospërfitimin dhe rezultatet psiqike që rrjedhin nga të ndejturit kot.

Njeriu ndalon së punuari në atë pikë, në të cilën ai fillon të vlerësojë më shumë të ndejturit kot, mospërfitimin nga puna, se sa rritjen e kënaqësisë që parashikohet se sjell të punuarit më shumë. Atëhere, në mënyrë të dukshme, një biznesmen i vetëpunësuar, që prodhon mjaftueshëm për vete, mund të dalë i papunë vullnetarisht, sepse preferon më mirë të rrijë kot dhe të konsumojë ato të mira që ka në dispozicion se sa të bëjë punë shtesë për të prodhuar të mira për të ardhmen.

Rezultati është i njëjtë edhe kur ndokush tjetër i ofrohet për të punuar në biznesin e tij, bazuar mbi njohjen e ndërsjellë të të drejtës të secilit person për pronësi të vetme mbi këto burime, të njohura prej tij si të pamjaftueshme dhe që ai i ka përshtatur me anë të punës së tij, para se dikush tjetër të bënte si ai, si dhe pronësinë e të gjitha të mirave të prodhuara nga ato burime.

Në këtë situatë bëhen të mundshme jo vetëm çmimet e raportit të këmbimit për blerje, ose të marrjes me qira të mallrave materiale, por gjithashtu çmimet (pagat) për marrjen me qira të shërbimeve të punës. Do të ketë punësim aq herë sa paga e ofruar nga mëditësi të vlerësohet më shumë se sa kënaqësia e të ndejturit kot, ose të ardhurat e siguruara nga vetëpunësimi.

Në rastin e fundit, mëditësi përballet me tre zgjidhje: e para, të punojë në mënyrë të vetëmjaftueshme mbi burimet e veta të tij, ose të ruajë paraprakisht burimet dytësore dhe produktet e veta të tij; e dyta, të bëhet sipërmarrës kapitalist, duke u angazhuar në shkëmbimin e produkteve me sipërmarrës të tjerë të vetëpunësuar; ose e treta, të bëhet një sipërmarrës kapitalist në treg, duke i shitur produktet për të fituar para.

Punësimi dhe pagat gjithashtu do të rriten për aq kohë sa sipërmarrësit do t’i perceptojnë pagat ekzistuese në një masë më të vogël se sa produkti i vlerës shtesë (zhvlerësuar nga preferenca e kohës), e cila pritet të sjellë një rritje koresponduese në shfrytëzimin e punës.

Nga ana tjetër, do të ketë papunësi dhe rritje të saj për aq kohë që një person e vlerëson produktin e vlerës shtesë më shumë se sa ai që fiton nëpërmjet vetëpunësimit ose të ndejturit kot, se sa një pagë që pasqyron produktivitetin e shërbimit të punës së tij shtesë.

Në këtë konstruksion nuk ka vend logjik për një gjë të tillë si “papunësia jovullnetare”; një person është i papunë sepse ai as punon si një i punësuar dhe as sepse preferon të ndejturit kot, apo sepse është i vetëpunësuar.

Në të dy rastet personi është i papunë vullnetarisht. Por a mund të mos jetë e vërtetë kjo që në një treg të lirë dhe pa shtrëngime, dikush është “i papunë” në kuptimin modern, sepse është duke kërkuar punë dhe nuk mund të gjejë një vend pune?

Një konstrukt i tillë ngre shumë probleme; në këtë mënyrë në qoftë se dikush mund të kërkojë pozicionin e drejtorit në një biznes dhe punëdhënësi i biznesit mund ta refuzojë atë për një arsye të paqartë, nuk mund të thuhet se kërkuesi është i papunë “jovullnetar”, sepse kjo do të shtrembërojë çdo kuptim të ndjeshëm të termit.

Në çdo marrëveshje page, si në çdo këmbim tjetër në tregun e lirë, të dyja palët mund të marrin pjesë me dëshirë, sepse u duhet të marrin pjesë vullnetarisht (parim universal ky i shprehur në çdo kod civil).

Në qoftë se gjysma e forcave të punës do të kenë në mendjen e tyre atë që secili prej tyre duhet të punësohet si drejtor i biznesit dhe secili ngul këmbë për këtë lloj punësimi dhe jo për një tjetër, atëhere në të vërtetë gjysma e forcës së punës minus një person do të jetë në mënyrë të përherëshme e papunë “jovullnetare”.

Por a do të ishte ky një dështim i tregut të lirë (siç do ta shpjegonte Keynesi), ose a është ky një dështim i proçeseve mendore dhe vlerave të atyre punonjësve?

Që nga koha që ky problem, qartësisht, është një dështim i brendshëm për punonjësit në vetvete, duhet konkluduar se një punësim i tillë është “vullnetar” në kuptimin realist sepse është pasojë e proceseve të brendshme mendore dhe zgjidhjeve të atyre punonjësve, megjithëse secili më mirë do të preferonte “vullnetarisht” të ishte drejtor i biznesit se sa një i papunë.

Tregu i punës funksionon si çdo treg me mallra dhe shërbime: një minimum artificial mbi pagën e pastruar të tregut shkakton papunësi të forcave të punës; sa më shpejt që punonjësit të lejojnë të bien përqindjet e pagës, më afër do të shfaqet papunësia.

Në shumë raste, dikush mund të jetë “i papunë në mënyrë spekulative”, sepse, ose është duke pritur për një punë tjetër, ose duke pritur për një interval pasi e parashikon shumë kohë më përpara, që do të ringrihet kërkesa për punë në vendin e punës që kishte, ose të barasvlershëm me atë dhe ai do të jetë në gjendje të kthehet të punojë me një pagë më të lartë.

Këto parashikime, domosdoshmërisht, nuk janë budallallëqe; në disa raste ata mund të jenë të sakta, por përsëri, dikush qartësisht do të ishte i papunë “vullnetarisht”, megjithëse parashikimet e tij mund të jenë gabim.

“Papunësia është dukuria e një ekonomie të ndryshuar; fakti që një punëtor i hequr për llogari të ndryshimeve që ndodhin në përgatitjet e proçeseve të prodhimit nuk merr menjëherë përparësinë e çdo mundësie për të gjetur vend pune, por pret për një mundësi më të mirë … nuk është kundërveprim automatik për ndryshimet që kanë ndodhur, i pavarur prej vullnetit dhe zgjidhjeve të kërkuesve të interesuar të vendeve të punës, por efekti i veprimeve të tyre të qëllimshme. Kjo është spekulative, jo çështje mosmarrëveshje.”. (Ludwig von Mises)

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se e gjithë papunësia është “vullnetare”, por vetëm ajo në një treg të lirë e të patrazuar.

Kur tregu është subjekt i shtrëngimit të ndërhyrjes nga jashtë, në mënyrë të veçantë kur një institucion shtrëngues i jashtëm, qoftë një sindikatë ose qeveri, vendos një përqindje page mbi nivelin e pastruar nga tregu, atëhere do të ketë papunësi “jovullnetare” dhe ajo papunësi do të zgjasë aq kohë sa përqindja e pagës mbahet mbi produktivitetin shtesë të punës së vendeve të zëna.

Një mënyrë alternative me të cilën qeveria mund të shtrëngojë papunësinë është ta subvencionojë atë papunësi duke i paguar punonjësit në shkallën që ata nuk punësohen dhe kjo mund të ndodhë si në rastin e pagesave direkte të qeverisë për të papunët (shpesh të përjashtuar nga tatimi dhe si rrjedhim më të mëdha se ato pas tatimit), ose si pagesa për njerëzit në nevojë.

Në të dyja rastet: e ardhura psiqike neto e punësimit mbi ndejturit kot, zvogëlohet fort nga një subvencion i tillë dhe nxitësi për të pranuar pagën që ofron tregu, zvogëlohet në të njëjtën shkallë; von Mises, në mënyrë perceptuese, një papunësie të tillë i referohej si papunësi “institucionale”.

Në këtë mënyrë papunësia jovullnetare logjikisht është e mundshme sapo ekonomia e tregut të lirë ndryshohet me themele dhe prezantohet një person ose institucion i cili mund të ushtrojë me sukses kontrollin mbi burimet që ai ka, ose nuk i ka në pronësi, ose i ka fituar nëpërmjet shkëmbimit vullnetar nga pronarët e biznesit.

Një institucion i tillë ekstratreg, me anë të vendosjes të një page minimale më të lartë se sa produktiviteti shtesë i punës, mund të ndalojë në mënyrë efektive këmbimin ndërmjet një furnizuesi të shërbimit të punës dhe një kapitalisti, një këmbim i cili do të preferohej nga të dy në qoftë se të dy kishin kontroll të padetyruar mbi pronën e tyre.

Të ashtuquajturit punonjës, më pas, bëhen të papunë jovullnetarë dhe të ashtuquajturit punëdhënës detyrohen të dislokojnë faktorë plotësues të prodhimit nga më shumë në më pak vlerë të përdorimeve produktive.

Në fakt, një institucion ekstratreg, në parim, mund të krijojë çdo masë të dëshiruar të papunësisë jovullnetare.

Një pagë minimale, në qoftë se detyrohet, do t’i çpunësonte praktikisht të gjithë dhe gjatë kësaj rruge drejt vetëpunësimit të detyruar do ta dënonte pjesën më të madhe të popullsisë të ngordhë për të ngrënë.

Në mungesë të çdo institucioni të përjashtuar nga rregullat e tregut të lirë, logjikisht, është e pamundshme papunësia jovullnetare dhe në vend të varfërisë do të rezultojë lulëzimi ekonomik.

Njeriu merr pjesë në ekonominë e shkëmbimit (në vend që të rrijë në izolim vetëmjaftues) sepse ka aftësinë e njohjes së produktivitetit më të lartë të sistemit të ndarjes së punës, si dhe preferon më mirë të ketë më shumë se sa më pak mallra.

Nga pjesëmarrja e tij në treg, si përgjigje rrjedh dëshira e tij për të pasur një mjet shkëmbimi, kryesisht, paranë.
Në të vërtetë, vetëm në qoftë se do të merrej me mend një njeri i paaftë, nuk do të kishte arsye për të pasur para, por ky njeri pati largpamësinë e përkryer për të ardhmen. Pasi atëhere, në mungesë të të gjitha pasigurive, në një vend aspak të ekuilibruar, njeriut i duhej të njihte me preçizion termat, afatet dhe vendndodhjet e të gjitha ndryshimeve të ardhshme, prandaj çdo gjë mund të parapërgatitej dhe të merrte formën e një shkëmbimi direkt, më saktë se sa indirekt.

Megjithëatë, sipas kushtit të pashmangshëm njerëzor të pasigurisë, kur të gjithë nuk njihen dhe nga natyra veprimi duhet të jetë spekulativ, njeriu do të fillojë të kërkojë mallra, për një kohë të caktuar për shkak të vlerës së tyre të përdorimit, por gjithashtu për shkak të vlerës së tyre si mjete shkëmbimi.

Ai gjithashtu do ta konsiderojë tregtinë sa herë që mallrat për t’u blerë do të jenë më të tregtueshëm se sa ato që ai ka rreth e qark, të tillë që më pas posedimi i tyre t’ia lehtësonte marrjen direkt të mallrave dhe shërbimeve që i shërbejnë atij në datat e panjohura të së ardhmes.

Për më tepër, që nga koha që ky është funksioni i vërtetë i një mjeti shkëmbimi, për të lehtësuar direkt blerjet e ardhshme të mallrave që i shërbejnë, natyrisht njeriu do të preferonte të merrte një mall më të tregtueshëm, madje të tregtueshëm në mënyrë universale, se një mjet shkëmbimi që është më pak ose aspak i tregtueshëm për atë.

Prandaj “duhet të kishte një tendencë të pashmangshme për më pak seri mallrash të përdorshme, pasi hap pas hapi, mjeti për shkëmbim nuk u njoh derisa tek e fundit mbeti vetëm një mall i vetëm, i cili u shfrytëzua në mënyrë universale si ndërmjetës shkëmbimi; me një fjalë paraja; në rrugën drejt këtij qëllimi të fundit, me anë të përzgjedhjes së parave, që përdoren më gjërë dhe gjithnjë e më shumë, zgjerohet ndarja e punës dhe rritet produktiviteti.

Megjithëatë, sapo një mall vendoset si një ndërmjetës universal këmbimi dhe çmimet e të gjithë mallrave, që i shërbejnë direkt këmbimit, shprehen në terma të njësive të kësaj paraje (ndërkohë që çmimi i njësisë së parasë është fuqia e saj për të blerë një grup tërheqës mallrash jo para), paraja nuk ushtron më gjatë ndonjë influencë sistematike në ndarjen e punës, punësimit dhe të ardhurave të prodhuara.

Sapo vendoset paraja, gjendja e parasë përputhet me masën e punësimit dhe të ardhurave reale; nuk ka kurrë ndonjë nevojë për më shumë para, që nga koha që çdo shumë do të performojë të njëjtën shkallë maksimale të parasë së nevojshme në punë për të siguruar për sipërmarrësit një ndërmjetës të përgjithshëm për shkëmbim dhe një mjet të kalkulimit ekonomik.

Kjo nënkupton faktin se çdo furnizim paraje është optimal dhe, në këtë kuptim, furnizimi i parasë është indiferent ose “neutral” për proceset reale të ekonomisë, pasi, fatkeqësisht, ndryshimet në furnizimin e parasë mund të kenë efekte të keqdrejtuara dhe madje shkatërruese mbi proceset reale të prodhimit.

Në këtë mënyrë, supozojmë se furnizimi i parasë rritet. Zakonisht çmimet dhe pagat do të ngrihen dhe fuqia blerëse e njësisë së parasë, bie. Në qoftë se deri tani furnizimi me para është më i madh dhe fuqia e tij blerëse ka rënë pa pengesë, furnizimi i ri i parasë nuk do të ketë efekt mbi ekonominë reale.
Nga ana tjetër, në qoftë se furnizimi i parasë injektohet gjithnjë në një ose më shumë vende të veçanta të ekonomisë dhe nuk e rrit atë përpjestimisht dhe menjëherë, me kalimin e kohës do të dallgëzohet nëpër treg, nga marrësit e hershëm te marrësit më të vonë.

Prandaj, rritja e furnizimit të parasë në botën reale ndryshon gjithnjë çmimet relative dhe alternon shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.

pra, proçesi i ndryshimit në furnizimin e parasë, në mënyrë të domosdoshme, ndryshon çmimet relative dhe shpërndarjen, kësisoj që ai nuk mund të jetë neutral për këto procese reale; për më tepër, në qoftë se rritja e parasë ndodh nëpërmjet zgjerimit dhe monetizimit të kreditit bankar, teoria liberale e ciklit të biznesit, në mënyrë të pashmangshme, demonstron se ndryshime të tilla në mënyrë të domosdoshme të parasë, fusin në punë investimet e këqia dhe paqëndrueshmërinë e ciklit të rritjes së fortë ekonomike.

Rritje të tilla inflacioniste mund ta rrënojnë edhe më tej shkatërrimin e ekonomisë reale, duke shtrembëruar dhe falsifikuar kalkulimin ekonomik, kështu që bizneset nuk do të kishin ide reale për kostot e tyre, ose të ishin në gjendje të parashikonin çmimet relative, fitimet ose humbjet e biznesit.

Por megjithëse ndryshimet në furnizimin e parasë nuk do të jenë neutralë në lidhje me sistemin e çmimit, ose për shpërndarjen e të ardhurave apo pasurisë dhe inflacioni do të shkaktojë investime të këqia në kreditimin bankar, dështimet e kalkulimit si dhe cikli i biznesit, megjithëatë, nuk do të ketë nevojë për papunësi në treg.

Por megjithëatë, ashtu siç është parë, një rënie e papritur në përqindjet e pagës në një rënie ekonomike (depresion), mund t’i pastrojë të gjitha tregjet çdo ditë dhe në çdo hap të rënies.

Një rënie në kurbat e kërkesës për para për mallra ose për burime, nuk nevojitet të krijojë një tepricë të pashitur në qoftë se çmimet janë të lira të bien poshtë në lidhje me çmimin e pastruar të tregut.

Në të njëjtën mënyrë, një rënie në kurbat e kërkesës për para për punë, nuk nevojitet të shkaktojë papunësi në qoftë se punonjësit janë të gatshëm të pranojnë rënien e përqindjeve të pagave që pastron tregun dhe siguron që çdokush i gatshëm për të punuar të ketë një vend pune.

Por në qoftë se punonjësit nuk janë aq të gatshëm dhe të vendosin të këmbëngulin mbi një pagë minimale, duke shpresuar për një ngritje të hershme të përqindjeve të pagave të tyre, papunësia e tyre vazhduese në një treg të patrazuar do të duhej të konsiderohej “vullnetare”.

Megjithëatë, ashtu siç është parë, në qoftë se sindikatat ose qeveritë ndërhyjnë për të mbajtur lart përqindjet e pagës mbi përqindjet e pastruara të tregut, atëhere papunësia jovullnetare do të shtonte problemet e investimeve të këqia për ciklin e biznesit.

Në këtë mënyrë, një rritje në kërkesën për para, pra një vlere relative më e madhe bashkëngjitur parasë në dorë, ashtu sikundër krahasohet me mallrat e tjera, sigurisht do të ndryshonte çmimet relative dhe të ardhurat, që nga koha që rritja e kërkesës nuk do të ishte uniforme për secilin person dhe efektet me kalimin e kohës do të dallgëzonin mespërmes ekonomisë së tregut. Kërkesa e rritur për një gjendje të dhënë të parasë do të ulte çmimet dhe pagat, si dhe do të rriste fuqinë blerëse të njësisë së parasë, ndryshim që sjell ndryshimin (mutatis mutandis), por që nuk nevojitet të ndikohet papunësia dhe të ardhurat reale.

Ruajtja e parasë është rezultat i pasigurisë sistemike të veprimit njerëzor; përqindjet e interesit, në anën tjetër, rezultojnë nga preferenca e kohës, e cila është po aq thelbësore për veprimin sa edhe pasiguria.

Një vepruesi, në mënyrë të pandryshuar, në veprimin që synon të zevendësojë jo vetëm më shumë se sa më pak gjendjen e kënaqësisë së punëve, i duhet të demonstrojë një preferencë për më shumë se sa për më pak mallra; atij i duhet gjithashtu të konsiderojë në mënyrë të pandryshuar kur duhet t’i arrijë qëllimet e tij në të ardhmen (.p.sh. kohën e domosdoshme për t’i realizuar ato) si edhe zgjatjen e së mirës së shërbyeshmërisë.

Në këtë mënyrë çdo veprim demonstron gjithashtu një preferencë universale për mallrat më të hershme mbi ato më të vonshme dhe për më shumë mbi ato që durojnë më shumë.

Çdo veprim kërkon njëfarë kohe që të arrijë qëllimin e tij; që nga koha që njeriu duhet të konsumojë herë pas here diçka dhe nuk mund të ndalojë tërësisht proçesin e konsumit, koha është gjithnjë e pamjaftueshme.

Në këtë mënyrë (ceteris paribus – bari magjik) t’i mbash gjërat e tjera të pandryshuara, janë mallrat e tanishme ose më të hershme dhe që, në mënyrë të pandryshuar, duhet të jenë të vlerësuar më shumë se sa mallrat e ardhshëm ose të hershëm.

Në fakt, në qoftë se njeriu nuk do të shtrëngohej nga preferenca e kohës dhe të ishte vetëm shtrëngimi që operon ai i të preferuarit më shumë mbi më pak, në mënyrë të pandryshuar, ai do të zgjidhte ato procese prodhimi, që do t’i jepnin prodhimin më të madh për burimet e përdorura, pavarësisht gjatësisë së kohës së nevojshme për këto metoda për të mbajtur frutin.

Për shembull, në vend që të peshkonte, Robinson Kruzoi menjëherë duhej të kishte filluar ndërtimin e një rrjete peshkimi, pasi ekonomikisht ajo është metoda më efiçente për të kapur peshk.

Që jo vetëm një njeri, duke përfshirë edhe Kruzoin, vepron në këtë mënyrë, e bën evident faktin që njeriu nuk mund, por i vlerëson në mënyrë të ndryshme fraksionet e kohës të së njëjtës gjatësi, sipas asaj që ose janë më afër, ose më larg nga çasti i vendimit të vepruesit.

Në këtë mënyrë, i shtrënguar nga preferenca e kohës, njeriu do të shkëmbejë një të mirë të tanishme kundrejt një të mire të së ardhmes vetëm në qoftë se në lidhje me këtë parashikon rritjen e shumës së mallrave të ardhshëm të tij.

Përqindja e preferencës së kohës, e cila mund të jetë e ndryshme nga një person te tjetri dhe nga një pikë e kohës në tjetrën, e cila kurrë nuk mund të jetë ndonjë gjë tjetër përveç pozitive për të gjithë, në mënyrë të njëhershme, përcakton peshën e çmimit të mallrave të tanishëm që komandojnë mbi të ato të së ardhmes, si edhe shumën e kursimeve dhe investimin.

Përqindja e interesit të tregut është shuma agregate e të gjitha përqindjeve individuale të preferencës së kohës, që pasqyron, thënë kështu, përqindjen shoqërore të preferencës së kohës dhe kursimeve shoqërore të ekuilibruara (p.sh. furnizimin e mallrave të tanishme që ofrohen për shkëmbim kundrejt mallrave të së ardhmes) dhe investimit shoqëror (p.sh. kërkesa për mallrat e tanishme të aftë për të dhënë fitime në të ardhmen).

Mosfurnizimi i fondeve huadhënëse do të mund të egzistonte pa ndonjë kursim paraprak, pra, pa hequr dorë nga konsumi i mundshëm i mallrave të tanishëm (tejkalimi i prodhimit korent mbi konsumin korent); moskërkesa për fonde huadhënëse duhet të egzistonte në qoftë se nuk duhej askush për të perceptuar çdo mundësi për t’i vënë në punë ato fonde, pra, t’i investonte me qëllim që të prodhonte një rezultat të ardhshëm që duhet të tejkalonte shpenzimet korente të burimeve.

Në të vërtetë, në qoftë se të gjitha mallrat e tanishme konsumohen dhe asnjë nuk u investua në proceset e prodhimit që konsumon kohë, nuk do të kishte interes, apo përqindje të preferencës së kohës; ose më saktë, përqindja e interesit duhet të ishte pambarimisht e lartë, e cila diku jashtë Kopshtit të Edenit, do të ishte njëlloj me drejtimin, thjesht, të ekzistencës së kafshës, pra, nxjerrjen me vështirësi të një jetese primitive duke e përballuar realitetin me asgjë tjetër veç duarve bosh dhe vetëm dëshirës së kënaqësisë së çastit.

Furnizmi dhe kërkesa për fonde huadhënëse rezulton (dhe ky është kusht njerëzor) vetëm sapo njihet se, në mënyrë indirekte, më shumë tërthore, proçeset më të gjata mund të japin një rezultat më të madh ose më të mirë në lidhje me shpenzimet e burimeve se sa ato direkte dhe më të shkurtra.

Është e mundshme, që me mjetet e kursimeve, të akumulosh numrin e mallrave të tanishme të nevojshme për të siguruar të gjithë ato dëshira, kënaqësia e të cilave gjatë kohës së tejzgjatur të pritjes, gjykohet më urgjente se sa rritja e mirëqënies në të ardhmen, që parashikohet nga adoptimi i një proçesi prodhimi që harxhon më shumë kohë.

Për aq kohë sa është ky rasti, formimi i kapitalit dhe akumulimi do të vazhdojë. Në vend që të jenë të mbështetur nga dhe sapo të angazhuar në proceset shpërblyese të prodhimit, toka dhe puna, faktorët origjinues të prodhimit, mbështeten nga tejkalimi i prodhimit mbi konsumin dhe të punësuarit në prodhimin e mallrave kapitale, pra, faktorët prodhues të prodhimit; këto mallra nuk kanë vlerë tjetër përveç se si produkte ndërmjetëse në procesin e kthimit më pas në mallra (konsumi).

Prodhimi i produkteve përfundimtare me ndihmën e këtyre mallrave është më “produktiv”, ose ajo çfarë llogaritet për të njëjtën gjë; ai i cili posedon dhe mund të prodhojë me ndihmën e mallrave kapitale, mallrat kapitale janë më afër në kohë për plotësimin e projektit të tij të fundit fare se sa ai që duhet t’i prodhojë pa ato.

Tejkalimi në vlerë (çmim) i një malli kapital mbi shumën e shpenzuar në plotësimin e faktorëve origjinues, që kërkohen për prodhimin e tij, bëhet për shkak të kësaj diference të kohës dhe për faktin universal të preferencës së kohës; ky tejkalim është çmimi që paguhet për të blerë kohë: për të lëvizur më afër për plotësimin e qëllimit fundor të dikujt më saktë se sa ajo që duhej për të filluar që në krye të herës.

Dhe për të njëjtën arsye të preferencës së kohës, vlera e rezultatit fundor duhet të tejkalojë shumën e shpenzuar për faktorët e prodhimit, pra, çmimin e paguar për mallin kapital dhe të gjitha shërbimet plotësuese të punës.

Sa më e ulët të jetë përqindja e preferencës së kohës, më shpejt do të vazhdojë procesi i formimit të kapitalit dhe shpejtimi do të zgjasë strukturën tërthore të prodhimit; çdo rritje në akumulimin e mallrave kapitale dhe në tërthoren e strukturës prodhuese, në kthim, rrit prodhimtarinë margjinale të punës.

Kjo të çon në punësim dhe/ose përqindje page të rritur dhe, në çdo rast, (megjithëse kurba e furnizimit të punës duhet të bëhet një rënie e kthyer me paga të rritura), për totalin e një page më të madhe.

E furnizuar me një numër të rritur të mallrave kapitale, një popullsi që i fiton të ardhurat me punën e paguar më mirë, në këto kushte do të prodhojë një produkt të përgjithshëm shoqëror të rritur të ardhshëm, duke rritur tek e fundit, pas asaj të numrit të të punësuarve, të ardhurat reale të pronarëve të kapitalit dhe tokës.

Ndërkohë interesi (preferenca e kohës) në këtë mënyrë ka një marrëdhënie direkte prakseologjike me punësimin dhe të ardhurat shoqërore, çfarëdoqoftë nuk ka të bëjë fare me paranë.

Për të qenë të sigurt, një ekonomi tregu (paraje) përfshin gjithashtu një shprehje monetare për përqindjen shoqërore të preferencës së kohës; kjo ende nuk e ndryshon faktin që interesi dhe paraja, sistematikisht, janë të pavarur dhe të palidhur dhe që interesi në mënyrë thelbësore është një dukuri “reale” dhe jo monetare.

Preferenca e kohës dhe interesi, në kontrast me paranë, nuk mund të imagjinohen si zhdukje madje në gjendjen e ekuilibrit të përgjithshëm fundor; sepse madje në ekuilibër struktura egzistuese e kapitalit ka nevojë të mbahet në mënyrë konstante gjatë kohës (me kusht që ta parandalojë atë nga të bërit gradualisht e konsumuar në kursin e sheshtë të një modeli të përsëritur pafundësisht të operacioneve prodhuese).

Megjithëatë, nuk mund të ketë një ruajtje të tillë të parasë pa kursime të vazhdueshme dhe riinvestime, si dhe nuk mund të ketë gjëra të tilla si këto pa parashikimin e një përqindje pozitive interesi; në të vërtetë, në qoftë se përqindja e interesit të paguar ishte zero, do të rezultonte konsumi i kapitalit dhe dikush do të dilte jashtë ekuilibrit.

Problemet bëhen më komplekse ndën kushtet e pasigurisë, kur paraja aktualisht është në përdorim, por pavarësia prakseologjike e parasë dhe interesit mbetet e paprekur; ndën këto kushte, në mënyrë të pandryshuar, njeriu ka tre (në vend të dy) rrugëve alternative për të caktuar të ardhurat e tij korente.

Ai duhet të vendosë jo vetëm sa të caktojë për blerjen e mallrave të pranishme dhe sa për mallrat e ardhshëm (p.sh. sa të konsumojë dhe sa të investojë), por gjithashtu sa para në dorë do të mbajë.

Nuk ka alternativa të tjera; ndërkohë njeriu duhet të bëjë gjithnjë korigjime në lidhje me tre mundësi njëherësh, rezultati përcaktohet në mënyrë të pandryshuar nga dy faktorë të dallueshëm dhe, në mënyrë prakseologjike, të palidhur.

Përpjestimi konsum/investim përcaktohet nga preferenca e kohës; burimi i kërkesës për para në dorë, nga ana tjetër, është dobia që i bashkëngjitet parasë (p.sh. dobishmëria në të bërit të mundur të blerjes së menjëhershme të mallrave që të shërbejnë në mënyrë direkte në data të sigurta të ardhshme); dhe të dy faktorët mund të variojnë në mënyrë të pavarur nga njëri – tjetri.

Ashtu si me aspektet e tjera të ekonomisë reale, niveli i gjendjes së parasë, nuk ka çfarëdo efekti mbi përqindjen e interesit, i cili përcaktohet nga preferenca e kohës; por ndryshimet në gjendjen e parasë nuk mund të ndikojnë vetëm çmimet relative dhe të ardhurat, por gjithashtu të zvogëlojnë të ardhurat e përgjithshme reale duke shkaktuar bume ose rrënime, ose duke dislokuar procesin e kalkulimit ekonomik.

Për më tepër, që nga koha që ndryshimet në gjendjen e parasë do të ndikojë domosdoshmërisht shpërndarjen e të ardhurave, përqindja shoqërore e preferencës së kohës do të ndikohet nga preferencat e kohës të marrësve të mëhershëm të parasë së re, krahasuar me ato të mëvonshëm.

Por, që nga ajo kohë nuk ka mënyrë për parashikimin nëse preferencat e kohës shoqërore do të rriten ose do të bien nga ndonjë ndryshim i dhënë në furnizimin e parasë, të tilla ndryshime mund të kenë efekt mbi përqindjen e preferencës së kohës, pra, mbi përqindjen e interesit.

E njëjta gjë është e vërtetë për ndryshimet në kërkesën për para dhe efektet e tyre mbi preferencat e kohës; për shembull, në qoftë se ankthi kejnesian për grumbullimin e rritur të parasë bëhet realitet dhe çmimet zakonisht bien ndërkohë që fuqia blerëse e parasë në mënyrë koresponduese rritet, kjo nuk do të ketë efekte sistematike të parashikueshme mbi përpjestimin investim/konsum në shoqëri.

Ky përpjestim dhe grafiku i preferencës së kohës që e përcakton këtë, do të ndryshojë në mënyrë të paparashikuar, duke u varur nga preferencat e kohës të grumbulluesve dhe jogrumbulluesve dhe në atë se si ndryshimi i kërkesës për para do të dallgëzojë përmes ekonomisë së tregut.

Në një ekonomi tregu të patrazuar, përqindja e interesit përcaktohet vetëm nga përqindja shoqërore e preferencës së kohës (së cilës i shtohet një çmim, ose premium, që varet nga shkalla e riskut që përfshin një hua e veçantë); që nga koha që përqindja reale e interesit do të priret për të barazuar këtë përqindje shoqërore, inflacioni i parashikuar i çmimit do të priret të shtohet nga tregu në lidhje me përqindjen e interesit të parasë me qëllim që ta mbajë përqindjen reale të barabartë me preferencat e kohës.
Përqindja e interesit mbi huatë e parasë do të priret të jetë e barabartë me përqindjen e kthimit të investimeve, me vetë këtë përqindje të përcaktuar nga përqindja e preferencës së kohës plus çmimin (premium) e inflacionit.

Por në qoftë se bankat e fryjnë kreditimin, furnizmi i rritur me hua përkohësisht do ta zbresë interesin e huasë poshtë përqindjes së tregut, pra, duke gjeneruar ciklin inflacionist të bum – rrënimit.

Me ndarjen e punës, të vendosur dhe shtrirë nëpërmjet zhvillimit të ndërmjetësit universal të shkëmbimit, procesi i zhvillimit ekonomik thelbësisht përcaktohet nga preferenca e kohës; për të qenë të sigurt, ka të tjerë faktorë të rëndësishëm: cilësia dhe sasia e popullsisë, pasuria e burimeve që ka dhënë natyra dhe gjendja e teknologjisë.

Përveç këtyre, cilësia e një grupi njerëzish është gjërësisht përtej kontrollit të çdokujt dhe duhet të merret si e dhënë; madhësia e një popullsie madhore nuk mund ta përparojë zhvillimin ekonomik, duke u varur nga ajo që nëse popullsia është poshtë ose mbi madhësinë e saj optimum për një madhësi të dhënë territori; burimet që jep natyra, ose njohuritë teknologjike mund të kenë një ndikim ekonomik vetëm në qoftë se zbulohen dhe shfrytëzohen; me qëllim që të bëhet kjo, duhet të ketë investim dhe kursime paraprake.

Nuk është disponueshmëria e burimeve dhe e njohurive teknike ose teknologjike ato që vendosin kufizimet mbi përparimin ekonomik.

Më saktë, është preferenca e kohës që vendos aktualisht kufizimet mbi shfrytëzimin e burimeve në dispozicion si dhe shfytëzimin e njohurive egzistuese (gjithashtu dhe progresit shkencor për këtë problem, deri tani ashtu sikundër duhen të mbështeten veprimtaritë e kërkimit nga fondet e kursimit).

Në këtë mënyrë, shtegu praktik drejt rritjes ekonomike është ai nëpërmjet kursimeve dhe investimit, i administruar nga preferenca e kohës; përfundimisht, nuk ka mënyrë tjetër për lulëzim përveç asaj përmes një rritje në kuotën për frymë të kapitalit të investuar.

Kjo është e vetmja mënyrë për të rritur produktivitetin shtesë të punës dhe vetëm në qoftë se kjo bëhet mund të bëjë që në kthim të rriten të ardhurat; me të ardhura që rriten, përqindja efektive e rënieve të preferencës së kohës (megjithëatë pa arritur zero ose të bëhet negative), duke shtuar edhe më tej dozat e rritura të investimit dhe vendosjen në lëvizje të procesit të spirales ngritëse të zhvillimit ekonomik.

Nuk ka arsye për të supozuar se ky proçes do të vijë te një ndalesë e shkurtër i arritjes së Kopshtit të Edenit, ku e gjithë mungesa është zhdukur (në qoftë se njerëzit me paramendim nuk kanë zgjedhur ndryshe dhe fillojnë të vlerësojnë të ndejturit shtesë pa punë më shumë se sa çdo rritje të mëtejshme në të ardhurat reale nga puna).

As që ka ndonjë arsye për të supozuar se ky proçes i zhvillimit kapitalist te jetë ndonjë gjë tjetër veçse i butë, pra që do të korigjojë në mënyrë elastike jo vetëm të gjitha ndryshimet monetare, por gjithashtu të gjitha ndryshimet në përqindjen shoqërore të preferencës së kohës.
Natyrisht, për aq kohë sa e ardhmja është e pasigurt, do të ketë gabime sipërmarrëse, humbje dhe falimentime.

Por nuk ekziston arsye sistematike për këtë që të shkaktojë më shumë se sa çarje të përkohëshme, për të tejkaluar ose luhatur në mënyrë drastike rreth e rrotull një “përqindje natyrore” të dështimeve të biznesit.

Problemet bëhen të ndryshme vetëm në qoftë se prezantohet një institucion ekstratreg i tillë si qeveria; kjo nuk e bën të mundshme papunësinë jovullnetare, ashtu siç shpjegohet më lart, por egzistencën e vërtetë të një agjenti që, në mënyrë efektive, mund të pretendojë pronësinë mbi burimet të cilat ose i ka bërë vetë, ose i ka prodhuar, ose që në mënyrë kontraktore, kërkon të rrisë gjithashtu përqindjen e preferencës së kohës për pronarët e tokës, prodhuesit dhe kontraktorët, si rrjedhim duke krijuar varfërim jovullnetar, stanjacion, ose madje kthim prapa.

Vetëm nëpërmjet qeverisë mundet që njerëzimi të ndalohet në kursin e tij të natyrshëm drejt një emancipimi gradual nga mungesa e gjatë, para se të arrijë ndonjëherë, të zgjedhur në mënyrë vullnetare, pikën e rritjes ekonomike zero.

Dhe është vetëm prania e qeverisë që, mundësisht, proçesi kapitalist të marrë formë ciklike (më saktë se sa një të butë), me rrënime që ndjekin bumet.

Përveç praktikave të marrjes së pronës private dhe transferimit, në mënyrë të natyrshme, qeveria dëshiron një monopol mbi paranë dhe sistemin bankar si dhe nuk do më shumë se asgjë tjetër të angazhohet në sistemin bankar të ndarjes së reserves.

Pra, në terma joteknike, falsifikim monopolist (të parasë) me qëllim që të pasurojë veten në kurriz të të tjerëve nëpërmjet mjeteve pak a shumë të dyshueshëm të mashtrimit më saktë se sa konfiskimit haptas.

Ciklet e rrënimeve dhe bumeve janë rezultat i sistemit bankar të ndarjes së rezervës mashtruese.

Në qoftë se dhe deri tani ashtu si paraja e falsifikuar e krijuar së fundi hyn në ekonomi si furnizime shtesë në tregun e kreditimit, përqindjes së interesit do t’i duhet të bjerë poshtë asaj që ndryshe do të ishte që kreditimi duhet të bëhet më i lire.

Madje me një çmim më të vogël merret më shumë kreditim dhe atëhere investohen më shumë burime për prodhimin e mallrave të ardhshëm (në vend që të përdoren për konsumin prezent) nga sa do të ishte ndryshe; zgjaten ecejaket e strukturës tërësore të prodhimit.

Me qëllim që të plotësohen të gjitha projektet e investimeve në rrugë e sipër, nevojitet më shumë kohë se sa ajo që kërkohet për të plotësuar këto projekte të filluar para zgjerimit të kreditimit.

Të gjithë mallrat që do të ishin krijuar pa zgjerimin e kreditimit duhet pikërisht të prodhohen plus ato që shtohen sërishmi; megjithëatë, për të qenë e mundur kjo, kërkohet më shumë kapital.

Numri më i madh i mallrave të së ardhmes mund të prodhohet me sukses vetëm në qoftë se kursimet shtesë sigurojnë një mjet jetese mjaft të madh për ta plotësuar atë dhe për t’i mbajtur punëtorët nëpërmjet kohës më të gjatë të pritjes; por, me hamendje, nuk ndodhin të tilla rritje në kursime.

Përqindja më e vogël e interesit nuk është rezultat i furnizimit më të madh të mallrave kapitale; përqindja shoqërore e preferencës së kohës nuk ka ndryshuar fare; është rezultat vetëm i parasë së falsifikuar që hyn në ekonomi nëpërmjet tregut të kreditimit.

Logjikisht kjo ndjek atë që duhet të jetë e pamundur që të përfundohen të gjitha projektet e investimit në rrugë e sipër pas zgjerimit të kreditimit, për shkak të një mungese sistematike të kapitalit real.

Projektet do të duhet të likujdohen me qëllim që të zvogëlojnë strukturën e përgjithshme të prodhimit dhe ta rikorigjojnë atë në një përqindje të pandryshuar të preferencës së kohës shoqërore dhe përpjestimit korespondues të raportit real investim/konsum.

Këto lëvizje ciklike nuk mund të shmangen me parashikim (e kundërta e motos “një cikël i parashikuar është një cikël i shmangur”): në mënyrë prakseologjike ato janë pasoja të domosdoshme të vendosjes me sukses të kreditimit mashtrues shtesë.

Sapo kjo ka ndodhur, është i pashmangshëm një cikël rrënim/bum, pavarësisht asaj çfarë besojnë ose presin me saktësi ose me pasaktësi aktorët. Cikli shkaktohet nga një ndryshim monetar, por rezulton në realitetin e një dukurie “reale” dhe do të jetë cikël “real” që nuk ka rëndësi se çfarë bindjesh mund të kenë njerëzit.

Në mënyrë realiste as që pritet kurrë që do të ndalen lëvizjet ciklike të pashmangshme, që rezultojnë nga zgjerimi i kreditimit; aq kohë sa një institucion ekstratreg si qeveria kontrollon paranë, procesi i zhvillimit ekonomik do te ketë shenjat e një serie të përhershme të lëvizjeve ciklike; sepse nëpërmjet krijimit të kreditimit mashtrues, qeveria mund të krijojë të ardhura të padyshueshme dhe rishpërndarjen e pasurisë në favorin e vet.

Nuk ka arsye (shkurt të hamendjeve idealiste) për të supozuar se qeveria, në mënyrë të paramenduar, do të ndalonte së përdoruri ndonjëherë këtë shkop magjik vetëm sepse zgjerimi i kreditimit sjell efekte anësore “të pafat” për ciklet e biznesit.

Pas këtij rindërtimi të teorisë klasike, veçanërisht asaj austriake të punësimit, parasë, interesit dhe procesit kapitalist, është mirë të shihet çfarë thotë Keynesi dhe teoria e tij, sepse kundrejt kushteve që ndihmojnë shpjegimet e teorisë austriake do të ishte e lehtë të njihej Keynesi në “Teorinë e Përgjithshme të Punësimit, Interesit dhe Parasë”.

Keynesi parashtron një teori të pavërtetë të punësimit dhe të kundërt me mendimin klasik, sepse ai pretendon se mund të ketë papunësi jovullnetare në ekonominë e tregut dhe më tej, se një treg mund të arrijë një ekulilibër të qëndryeshëm (stabël) me papunësi jovullnetare të vazhdueshme; përfundimisht, me pretendimin se të tilla dështime të tregut janë të mundshme, ai shpall se ka zbuluar arsyetimin më të fundit ekonomik për ndërhyrjen në operimet e tregjeve me anë të forcave ekstratreg.

Që nga koha kur tregu përkufizohet me termat e prodhimit për vete ose të pasurisë së prodhuar private dhe natyrës vullnetare të të gjithë ndërveprimeve ndërmjet pronarëve të pasurisë private, duhet të jetë e qartë se ajo çfarë pretendon të tregojë Keynes, ekzaktësisht, nuk është e barabartë me ndarjen e rrethit në kuadrate.

Keynesi fillon me një deklaratë të pavërtetë se teoria klasike merr me mend “se nuk ka një gjë të tillë si papunësia jovullnetare në kuptimin strikt”. Në fakt, nuk merret me mend një gjë e tillë. Teoria klasike merr me mend se papunësia jovullnetare, logjikisht, prakseologjikisht, është e pamundur për aq kohë sa një treg i lirë është në punë.

Kjo papunësi jovullnetare, në të vërtetë çdo shkallë e saj, mund të egzistojë në praninë e një institucioni të tillë ekstratreg si legjislacioni i pagës minimum, që kurrë nuk është dyshuar seriozisht.

Pasi ka deklaruar këtë të pavërtetë, Keynesi më pas proçedon që të japë përkufizimin e tij për papunësinë jovullnetare: “Njerëzit janë të papunë jovullnetarisht në qoftë se në ngjarjen e një ngritje të vogël të çmimit të pagës së mallrave [p.sh., mallrave të konsumit] lidhur me pagën në para, si furnizimi agregat i punës së gatshme për të punuar për pagën korente në para ashtu dhe kërkesa agregate për këtë në këtë pagë, do të ishin më të mëdha se sa volumi egzistues i punësimit.”.

I përkthyer në anglishten e kuptueshme të asaj se çfarë po thotë Keynesi, duhet që njerëzit të jenë të papunë jovullnetarisht në qoftë se një rritje në çmimet e lidhur me përqindjet e pagës të çon në më shumë punësim, sepse ende një ndryshim i tillë në çmimet relative nuk është logjikisht i barabartë me një rënie në përqindjet reale të pagës dhe një rënie në pagat reale mund të shkaktohet në tregun e patrazuar nga fituesit me punë të pagës në çdo kohë që ata dëshirojnë kështu thjesht duke pranuar përqindje më të ulta të pages nominale, me çmimet e mallit që mbeten aty ku ata janë.

Në qoftë se punonjësit vendosin të mos e bëjnë këtë, nuk ka asgjë jovullnetarisht në të mbeturit papunë të tyre, sepse ata zgjedhin për të furnizuar këtë sasi pune, e cila aktualisht furnizohet për çdo kërkesë të rezervimit të tyre për punë dhe as që duhet bërë klasifikimi i kësaj situate si ndryshim pak vullnetar, në qoftë se përqindjet më të ulta të pagës e rrisin masën e punësimit.

Në bazë të logjikës, një rezultat i tillë mund të shkaktohet vetëm në qoftë se punonjësit, ndërkohë, kanë rritur vlerësimin e tyre relativ të një përqindje page të dhënë kundrejt kërkesës së rezervimit të punës së tyre (ndryshe, në qoftë se nuk ka ndodhur një ndryshim i tillë, punësimi do të ulet në vend që të rritet).

Megjithëatë, fakti që dikush mund të ndryshojë mendjen e dikujt me kalimin e kohës, pothuajse nuk do të nënkuptonte atë se zgjidhja e mëherëshme e dikujt ishte jovullnetare, ashtu sikundër duhej ta kishte thënë këtë Keynesi.
Natyrisht, dikush mund t’i përkufizojë termat e dikujt sidoqë dëshiron ai dhe, në mënyrën e vërtetë oruelliane, dikush madje mund të zgjedhë ta quajë vullnetaren “jovullnetare” dhe jovullnetaren “vullnetare”.

Nëpërmjet kësaj metode, çdo gjë nën diell ende mund të “provohet”, ndërkohë që në fakt asgjë çfarëdo nuk tregohet në lidhje me thelbin, sepse prova e pretenduar e Keynesit lë të pandikuar tërësisht faktin se asnjë gjë e tillë si punësimi jovullnetar, në kuptimin e zakonshëm të këtij termi, nuk mund të egzistojë në një treg të patrazuar.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Keynesi i vë kapak kësaj duke pretenduar se papunësia jovullnetare është e ngjizshme në ekuilibër; në të vërtetë, ai kritikon punimin e tij të hershëm “Traktati i Parasë” duke thënë: “Unë atëhere nuk duhet të kuptoja se në disa kushte sistemi mund të ishte në ekuilibër më pak se sa punësimi i plotë”.

Ende ekuilibri përkufizohet si një situatë ku ndryshimet në vlera, teknologji dhe burime nuk ndodhin në një kohë më gjatë; atje ku të gjithë veprimet korigjohen plotësisht në lidhje me konstelacionin e një të dhëne dhe ku të gjithë faktorët e prodhimit që përfshijnë punën, shfrytëzohen në shkallën më të plotë të mundshme (në qoftë se këto të dhëna janë të pandryshuara) dhe, në mënyrë të përsëritur dhe pa fund, shfytëzohen në të njëjtën formë të prodhimit konstant.

Si rrjedhim, ashtu si Henry Hazlitt ka vënë re, zbulimi i ekuilibrit të papunësisë nga Keynesi, në librin e tij “Teoria e Përgjithshme …” është si zbulimi i një rrethi të trefishtë (një kontradiksion në terma).

Duke falimentuar në trajtimin e tij të punësimit dhe papunësisë, Keynesi, në diskutimin e tij për paranë, më pas heq arsyetimin ekonomik me anë të përparimit të pretendimit se ndryshimet monetare dhe të parasë mund të kenë një efekt sistematik dhe madje pozitiv mbi punësimin, të ardhurat dhe interesin.

Çdo fakt se “paraja” shfaqet në titullin e plotë të “Teorisë së Përgjithshme …”, teoria pozitive e Keynesit për paranë në mënyrë të habitëshme është e shkurtër dhe e pazhvilluar, sepse të shprehurit shkurt, natyrisht, mund të jetë një virtut, por në rastin e Keynesit, ofron mundësinë për të treguar pozicionin e qartë, më saktë, me lehtësi gabimet e tij.

Për Keynesin, “rëndësia e parasë thelbësisht rrjedh nga qënia një lidhëse ndërmjet të tanishmes dhe të ardhmes; “Paraja me të gjitha atributet e saj, mbi të gjitha, është një mjet i lehtë për lidhjen e të tanishmes dhe të ardhmes.”.

Që kjo është e pavërtetë tregohet nga fakti që në ekuilibër nuk duhet të ekzistojë paraja, madje sipas kushteve të ekuilibrit ende do të kishte pikërisht një të tanishme dhe një të ardhme dhe pikërisht të dyja do të lidheshin (sipas thënies poshtë).

Ludwig von Mises merrte me mend se në kushtet që kishte vetëm para flori dhe vetëm një bankë qëndrore, në fund të fundit, me progres të njëpasnjëshëm drejt gjendjes të një ekonomie me kthim (rotacion), hap pas hapi të gjithë individët dhe firmat e shtrëngojnë ruajtjen e sasive të floririt dhe parasë së tyre në dorë, që në këtë mënyrë të lehtësojnë rrjedhën e punësimit jomonetar, industrial.

Në fund të fundit, kur përfundimisht arrihet ekuilibri i një ekonomie me kthim (rotacion), nuk ka më ruajtje të parasë në dorë, sepse floriri nuk përdoret më për qëllime monetare dhe individët/firmat pretendimet e tyre i kanë kundrejt bankës qendrore dhe maturimi i secilës pjesë prej të cilave, në mënyrë precise, korespondon me shumën që ata kanë nevojë në datat respektive për të paguar obligimet e tyre.

Pra, Banka Qendrore nuk ka nevojë të ketë ndonjë rezervë si shumë totale të pagesave ditore të klientëve të saj, që të jetë saktësisht e barabartë me shumën totale të tërheqjeve, sepse në fakt, të gjitha transaksionet mund të bëhen nëpërmjet transferimit në librat e bankës, pa pasur nevojën e ndonjë burimi për para në dorë, sepse në këtë mënyrë “paraja” e këtij sistemi nuk është një ndërmjetës për shkëmbim, nuk është fare para, por është vetëm një shifër, një njësi eterike dhe e papërcaktuar kontabiliteti për këtë karakter të errët të paidentifikuar, të cilën fantazia e disa ekonomistëve dhe gabimet e shumë profanëve, ia kanë atribuar parasë në mënyrë të gabuar.

Më mirë se funksionimi si një lidhje me të ardhmen, paraja shërben si ndërmjetës për shkëmbim, një rol ky që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me pasigurinë e të ardhmes. Keynesi e dinte se paraja gjithashtu ka të bëjë diçka me pasigurinë dhe, në teorinë e tij të parasë, gabimi del në sipërfaqe kur ai e lidh paranë jo me pasigurinë si të tillë, por, në mënyrë të veçantë, me pasigurinë e përqindjeve të interesit, sipas thënies: “Kushti i domosdoshëm [për ekzistencën e parasë], është ekzistenca e pasigurisë përsa i takon përqindjes së ardhshme të interesit.”.

Veprimi, që fillon në mënyrë të pandryshuar në të tanishmen synohet te një qëllim i ardhshëm, pak a shumë i largët në kohë nga fillimi veprimit, që përbën lidhjen reale ndërmjet të tanishmes dhe të ardhmes dhe është preferenca e kohës, si kategori universale e veprimit, që i jep kësaj lidhje ndërmjet të tanishmes dhe të ardhmes formën e saj të veçantë; në kontrast me interesin, paraja nuk e lidh më të tanishmen me të ardhmen, siç bëjnë dukuritë të tjera ekonomike, të tilla si mallrat jomonetare, sepse vlera prezente e tyre pasqyron gjithashtu parashikimet në lidhje me të ardhmen, as më shumë dhe as më pak ashtu sikundër bën paraja.

Nga keqkonceptimi i parë, në lidhje me natyrën e parasë, rrjedhin automatikisht të gjithë keqkonceptimet e tjera, sepse duke u përkufizuar si një lidhje e lehtë ndërmjet të tanishmes dhe të ardhmes, kërkesa për para (furnizimi i saj është i dhënë), që Keynesi, në linjë me prirjen e tij të përgjithshme për të keqinterpretuar kategoritë logjike/prakseologjike si kategori psikologjike, termat “preferencë e likuiditetit”, ose “prirjen e natyrshme për të grumbulluar pasuri”, tha se janë të lidhura në mënyrë funksionale me përqindjen e interesit (dhe anasjelltas).

Keynesi thotë: “Interesi është shpërblim për mosgrumbullimin”, “si shpërblim për ndarjen me likuiditetin”, i cili e bën preferencën e likuiditetit në kthim mungesë gadishmërie për të investuar në asete interesbartëse.

Që kjo nuk është e vërtetë bëhet e dukshme menjëherë sapo dikush bën pyetjen: “Atëhere çfarë thuhet mbi çmimet?”. Sasia e birrës, për shembull, që mund të blihet për një shumë të caktuar parash, dukshëm, nuk është më pak se një shpërblim për ndarjen me likuiditetin nga sa është përqindja e interesit, duke e bërë në këtë mënyrë kërkesën për para të pagatshme për të blerë birrë aq sa pagadishmërinë për të dhënë para hua ose për të investuar.

Ose, e formuluar në terma të përgjithshme, kërkesa për para është pagadishmëria për të blerë ose për të dhënë me qira joparanë, që përfshin asetet interesbartëse (p.sh. tokën, punën dhe/ose mallrat kapitale, ose mallrat e së ardhmes) dhe asetet jointeresbartëse (p.sh. mallrat e tanishme ose të konsumit); për të njohur këtë duhet të njihet ende se kërkesa për para nuk ka të bëjë fare as me investimin ose me konsumin, as me raportin e shpenzimeve investim/konsum, as me diferencën ndërmjet çmimeve të blerjeve dhe atyre të prodhimit, pra, zbritjen e mallrave të porosisë më të madhe, ose të ardhmes kundrejt mallrave të porosisë më të vogël, ose të tanishmes.

Rritjet ose zbritjet në kërkesën për para, gjëra të tjera që janë të barabarta, ulja ose ngritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të parasë, bëjnë që konsumi dhe investimi real, si dhe përpjestimi real konsum/investim të mbeten të pandikuar dhe në një rast të tillë, punësimi dhe të ardhurat shoqërore gjithashtu mbeten të pandryshuara.

Kërkesa për para përcakton përpjestimin e balancës shpenzime/para në dorë; përpjestimi investim/konsum, që bën Keynesi, është një çështje tërësisht e ndryshme dhe e palidhur, sepse kjo përcaktohet vetëm nga preferenca e kohës.

Konkluzion i njëjtë arrihet në qoftë se konsiderohen ndryshimet në furnizimin me para (preferenca e likuiditetit është e dhënë), sepse Keynesi pretendon se një rritje në furnizimin me para, gjërat e tjera janë të barabarta, mund të ketë një efekt pozitiv mbi punësimin, kur thotë: “Aq kohë sa ka papunësi, punësimi do të ndryshojë me të njëjtin përpjestim të sasisë së parasë.”.

Ky është ende një njoftim shumë kurioz sepse merr me mend egzistencën e burimeve të pashfrytëzuara në vend të shpjegimit përse, mundësisht, duhet të ndodhë një gjë e tillë, sepse, dukshëm, një burim mund të shfrytëzohet vetëm ose sepse nuk njihet ose sepse mungon fare dhe, në këtë mënyrë, nuk ka cilëndo vlerë, ose sepse pronari i tij, vullnetarisht, nuk e vlerëson për treg dhe atëhere mosshfrytëzimi i tij nuk është problem që ka nevojë për zgjidhje.

Meqenëse dikush duhej të hiqte dorë nga kjo kritikë, megjithëatë, deklarata e Keynesit duhet të jetë e arsyetuar gabim, sepse në qoftë se gjërat e tjera në të vërtetë ishin të barabarta, atëhere furnizimi shtesë i parasë, thjesht, do të çonte në çmime të përgjithshme të rritura dhe, njëherazi dhe përpjestimisht, në përqindje të rritura page dhe asgjë tjetër fare nuk do të ndryshonte.

E kundërt me këtë, në qoftëse duhej të rritej punësimi, kjo mund të bëhej kështu vetëm në qoftë se nuk rriten përqindjet e pagës dhe, në të njëjtën shkallë, çmimet e tjera dhe megjithëatë, atëhere nuk mund të thuhej se gjërat e tjera janë për një kohë më gjatë të barabarta sepse përqindjet reale të pagës bien në qoftë se merret me mend se ka ndryshuar vlerësimi relativ i punësimit kundrejt vetëpunësimit.

Ende në qoftë se kjo do të ishte marrë me mend se ka ndryshuar, nuk do të duhej të kërkohej rritje në furnizimin me para, sepse i njëjti rezultat, kryesisht punësimi i rritur, mund të ishte shkaktuar gjithashtu nga pranimi prej punonjësve i përqindjeve më të ulta të pagës nominale.
Në diskutimin e tij për dukurinë e interesit, Keynesi e abandonon tërësisht arsyen dhe kuptimin e zakonshëm, sepse sipas tij, që nga koha që paraja ka një ndikim sistematik mbi punësimin, të ardhurat dhe interesin, atëhere vetë interesi, në mënyrë mjaft të pandryshuar për këtë problem, duhet të ngjizet si një dukuri në mënyrë të pastër monetare.

Të thuash përsëri se paraja do të zhduket në ekuilibër, por interesi nuk do të zhdukej, mjafton që të sugjerosh se interesi duhet të konsiderohet një dukuri reale dhe jo monetare.

Për më shumë, në diskutimin mbi “marrëdhënie funksionale” dhe “përcaktimin e ndërsjellë” të variablave në vend të shkakësoreve, marrëdhëniet jo indirekte, Keynesi i bën të ngatërruara me kontradiksione të pashmangshme ashtu sikundër e paraqit ai historinë e tij të interesit.

Ashtu siç është shpjeguar më lart, në njërën anë, Keynesi mendon për preferencën e likuiditetit (dhe furnizimin e parasë) si përcaktuese të përqindjes së interesit, të tillë që një kërkesë e rritur për para, për shembull, do të ngrinte përqindjen e interesit (dhe një furnizim të rritur të parasë) dhe atëhere kjo do të zvogëlonte investimin, “ndërkohë që mund pritet një rënie në përqindjen e interesit”, ceteris paribus (të gjitha gjërat e tjera të barabarta), për të rritur volumin e investimit.”.

Në anën tjetër, duke e karakterizuar përqindjen e interesit si “shpërblim për ndarjen nga likuiditeti”, ai lufton që kërkesa për para të përcaktohet nga përqindja e interesit, sepse një rënie në përqindjen e interesit, për shembull, do të rriste kërkesën e dikujt për para në dorë (dhe gjithashtu, duhej të shtohej prirja e natyrshme e dikujt për të konsumuar) dhe si rrjedhim kjo gjë të çon te investimi i zvogëluar.

Dukshëm, një përqindje më e vogël interesi mund t’i bëjë me zorr të dyja, në të njëjtën kohë, edhe rritjen edhe zbritjen dhe megjithëkëtë, këtu ka diçka që nuk shkon mirë.

Sipas Keynesit, që nga koha që interesi është një dukuri në mënyrë të pastër monetare, është e natyrshme që të marrësh me mend se kjo mund të manipulohet me vullnet nëpërmjet politikës monetare (që, natyrisht, sigurohet se dikush nuk shtrëngohet me këtë politikë nga egzistenca 100 për qind e standartit rezervë të mallit para, i tillë si standarti i floririt).

Keynesi thotë: “Nuk ka ndonjë virtut të veçantë në përqindjen paraegzistuese të interesit.”.

Në fakt, në qoftë se furnizimi i parasë rritet mjaftueshëm, përqindja e interesit në mënyrë të supozuar mund të ulet në zero, sepse Keynesi e di se kjo do të nënkuptonte një superbollëk të mallrave kapitale dhe dikush do të mendonte se ky realizim duhet t’i kishte dhënë atij shkakun për ta rikonsideruar.

Në të kundërtën, ai thotë me të gjithë seriozitetin “se një komunitet i drejtuar siç i ka hije, i pajisur me burime teknike moderne, prej të cilëve popullsia nuk po rritet shpejt, duhet të jetë në gjendje ta çojë poshtë efiçencën margjinale (shtesë) të kapitalit, përafërsisht, në ekuilibër zero brenda një gjenerate të vetme.”.

Kjo është “në mënyrë të krahasuar e lehtë për t’i bërë mallrat kapitale kaq të bollshëm që efiçenca margjinale e kapitalit të jetë zero (dhe) kjo mund të jetë mënyra më e ndjeshme për flakjen tutje të shumë tipareve të kundërta të kapitalizmit.”. “Nuk ka arsye thelbësore për mungesën e kapitalit.”, më saktë, kjo është “e mundshme për kursimin e një grupi njerëzish (komunal) që të mbahet nëpërmjet agjencisë shtetërore në një nivel që pushon së qëni i pakët.”.

Nuk ka gjë se kjo nuk do të nënkuptonte nevojën për ruajtjen ose zevendësimin për një kohë më të gjatë të kapitalit (sepse, në qoftë se do të ishte ky rasti, megjithëkëtë mallrat kapitale do të ishin të pakët dhe, për këtë arsye, komandon çmimi) dhe se mallrat kapitale në vend të kësaj duhet të jenë “mallra pa pagesë” në të njëjtin kuptim me atë që ajri zakonisht është pa pagesë.

Nuk ka gjë që në qoftë se mallrat kapitale nuk ishin për një kohë më të gjatë të pakët, atëhere asnjëri nga mallrat e konsumit nuk do të ishte i pakët (sepse, në qoftë se ata ishin, mjetet e shfrytëzuara për t’i prodhuar duhej të ishin gjithashtu të pakët) dhe nuk ka gjë që në këtë Kopsht të Edenit, që premton Keynesi, të vendoset brenda një gjenerate, sepse nuk do të kishte për një kohë më të gjatë ndonjë përdorim të parasë.

Pasi, ashtu sikundër thotë ai: “Unë vetë kam mbresa nga përparësitë e mëdha shoqërore të rritjes së gjendjes së kapitalit, derisa ai pushon së qëni i pakët.”.

Madje shkon më tej, sepse, ashtu siç e shikon Keynesi, ka disa pengesa në shtegun drejt parajsës për një arsye, sepse hyrja në lojë e standartit të floririt e bën të pamundur zgjerimin e kreditimit (ose të vështirë, të paktën, në atë që një zgjerim kreditimi do të çonte në një derdhje të floririt dhe tkurrje ekonomike të mëvonshme).

Si rrjedhim polemikat e përsëritura të Keynesit kundrejt këtij institucioni, ka pikërisht problemin e shpjeguar që e bën ai vetë. Pra, një përqindje më e vogël interesi rrit dhe njëherazi ul investimin në mënyrë të supozuar.

Dhe këtë duhet ta nxjerrësh prej kësaj rrëmuje logjike në të cilën Keynesi vjen me një teori konspiracioni, sepse, ndërkohë që përqindja e interesit duhet të zvogëlohet në zero me qëllim që të eleminojë mungesën, ashtu sikundër e ka thënë ai, përqindja më e vogël e interesit, bën që jetë më i vogël gjithashtu shpërblimi nga ndarja me likuiditetin.

Më e ulët përqindja e interesit, që do të thotë, më i vogël nxitësi (stimuli) për kapitalistët për të investuar sepse kështu do të zvogëlohen fitimet e tyre.

Në këtë mënyrë, ata do të përpiqen të minojnë dhe të komplotojnë kundër çdo orvatje për të ringjallur Kopshtin e Edenit.

Të udhëhequr nga “shpirtrat kafshërorë” dhe “instikti i lojës së fatit” dhe “të dhënë pas pasionit të bërjes së parasë”, ata do të komplotojnë për të siguruar që “kapitali do të mbahet mjaft i pakët”.

Keynes thotë: “Prandaj rezulton mprehtësia dhe veçoria e problemit tonë të përkohshëm nga mundësia, që përqindja mesatare e interesit, e cila do të lejojë një nivel mesatar të arsyeshëm të punësimit [dhe të ardhurave shoqërore], të mos jetë kështu e pranueshme për pronarët e pasur dhe që kjo nuk mund të vendosej me gadishmëri vetëm me anë të manipulimit të sasisë së parasë.”.

Në fakt, “elementi më stabël dhe lehtësisht më pak i zhvendosur në ekonominë tonë të përkohëshme ka qenë deri tani dhe mund të provojë të jetë në të ardhmen, përqindja minimum e interesit e pranueshme në përgjithësi për pronarët e pasur”, sepse jashtë prej kësaj gjendje të vështirë, për fat ka një mënyrë: nëpërmjet “eutanazisë së rentierit dhe, hap pas hapi, eutanazia e fuqisë mbytëse që, gradualisht, rritet për kapitalistin për të shfrytëzuar vlerën e pakët të kapitalit”.

Sigurisht, ata e meritojnë një fat të tillë, sepse “bota e biznesit” sundohet nga një “psikologji e pabindur dhe e pakontrollueshme” dhe tregjet e investimit privat janë “ndën influencën e blerësve gjërësisht të paditur për atë çfarë janë duke blerë ata dhe për spekulatorët të cilët janë më të interesuar për parashikimin e zhvendosjes tjetër të ndjesisë së tregut se sa për vlerësimin e arsyeshëm të të ardhurës së ardhshme të aseteve kapitale.”.

Në fakt, a nuk e dinë të gjithë se “nuk ka dëshmi të qartë nga përvoja se politika e investimit, e cila shoqërisht është e përparuar, përkon me atë e cila është më e përfitueshme”, sepse në të vërtetë, vendimet e investitorëve privatë që varen gjërësisht nga “nervat dhe hysteria, madje nga asimilimi dhe reagimet për kohën”, më saktë se sa nga kalkulimi i arsyeshëm?

Në këtë mënyrë, Keynesi konkludon se “detyra e porositjes së volumit korent të investimit, me siguri, nuk mund të lihet në duart e privatëve”, sepse në vend që ta kthejnë vuajtjen prezente në tokë për qumësht dhe mjaltë, “njëfarë shoqërizimi i përgjithshëm i investimit do të provonte mjetet e vetme”. “Shteti, i cili është në një pozicion për të kalkuluar efiçencën margjinale të mallrave kapitale në fushëpamje të largët dhe mbi bazën e përparimit të përgjithshëm shoqëror [duhet të marrë] në çdo kohë një përgjegjësi më të madhe për investimin e organizuar direkt.”.

Megjithëatë, një verdikt i tillë gjen më shumë mbështetje kur konsiderohet përfundimisht teoria e Keynesit në lidhje me procesin capitalist, sepse që Keynesi nuk ka qenë mik i kapitalizmit ose kapitalistëve duket nga citimet e mësipërme dhe në fakt, duke bërë avokatin e “një shoqërizimi të investimit ai doli haptazi si një socialist”, për arsye se kapitalizmin e nënkuptonte krizë.

Në mënyrë thelbësore, Keynesi dha dy arsye për këtë: e para, të cilës ai i atribuoi natyrën ciklike të procesit kapitalist, është prekur tashmë, sigurisht, për aq kohë sa kursi i ekonomisë përcaktohet gjërësisht nga kapitalistët, të cilët “janë gjërësisht të paditur për atë çfarë ata po blejnë,” dhe të cilët komplotojnë “për t’i mbajtur gjërat të pakta” madje që kursi të mos jetë i butë.

Duke u varur në pjesën më të madhe nga njerëzit të cilët i bazojnë vendimet e tyre mbi “asimilimin dhe kohën,” procesi kapitalist duhet të jetë i çrregullt, që lëviz nga “dyllosja dhe venitja” e optimizmit dhe pesimizmit sipërmarrës, i cili në kthim përcaktohet nga “psikologjia e pabindur dhe e pakontrolluar e botës së biznesit,” rrënimet dhe bumet janë të pashmangshme.

Ciklet e biznesit, që i takjonë mesazhit qendror të kapitullit 22 – të, të “Teorisë së Përgjithshme …”, “Shënimet mbi CiklinTregtar”, janë dukuri të përcaktuara në mënyrë psikologjike. Dhe kjo nuk është e saktë, sepse një shpjegim psikologjik i ciklit të biznesit, e thënë në mënyrë strikte, është i pamundur edhe për të menduar për atë si një shpjegim që përfshin një kategori gabimi, sepse ciklet e biznesit dukshëm janë ngjarje reale të përjetuara nga individët, por të përjetuar nga ata ashtu siç ndodh jashtë prej vetes së tyre në botën reale të mallrave dhe pasurisë.

Besimet, ndjesitë, parashikimet, optimizmi dhe pesimizmi, në anën tjetër, janë dukuri psikologjike, sepse dikush mund të mendojë për çdo dukuri psikologjike ashtu siç ndikohet ose influencohet nga çdo dukuri tjetëe, por është e pamundur që të ngjizë për një dukuri psikologjike ose gjendje të ndjenjës si të kishte çdo ndikim direkt mbi rezultatet në botën e jashtme të gjërave reale dhe të mallrave, sepse vetëm nëpërmjet veprimeve mund të ndikohet kursi i ngjarjeve reale dhe çdo shpjegim për ciklin e biznesit atëhere duhet të jetë domosdoshmërisht një shpjegim prakseologjik (ashtu sikundër i kundërvihet një shpjegimi psikologjik); në fakt, teoria psikologjike e Keynesit për ciklin e biznesit nuk mund të shpejgojë fare përse ndodh ndonjë gjë reale.

Megjithëatë, në botën reale, njerëzit duhet të veprojnë dhe vazhdimisht duhet të caktojnë si dhe të ricaktojnë burimet e pakta për qëllimet e vlefshme, sepse dikush nuk mund të veprojë në mënyrë arbitrare, nëse, ashtu si do të kishte bërë Keynesi, sepse në të vepruarit, në mënyrë të pandryshuar, dikush shtrëngohet nga mungesa reale e cila nuk mund të ndikohet fare nga psikologjia njerëzore.

Teoria e Keynesit nuk e shpjegon përse lëkundjet e gjendjes shpirtërore sipërmarrëse duhet të rezultojnë në ndonjë formë të veçantë të ulje – ngritjeve të biznesit, të tilla si cikli i bum/rrënimit (që ai do ta shpjegojë duke e marrë me mend), në vend të ndonjë forme të ngjizshme tjetër të ulje – ngritjeve.

Arsyeja e dytë për destabilitetin e kapitalizmit dhe për dëshirueshmërinë e një zgjidhje socialiste, sipas Keynesit, është kapitalizmi i tendencave stanjative (të amullta) të trashëguara, sepse teoria e tij e stanjacionit (amullisë) përqendrohet mbi nocionin, të cilin ai e merr nga Hobson dhe Mummery dhe e mbështet “se në gjendjen normale modem të komuniteteve industriale, konsumi kufizon prodhimin dhe jo konsumin e prodhimit”.

Stanjacioni (amullia) shkaktohet nga mungesa e konsumit dhe Keynesi thotë se: “Deri në pikën ku mbizotëron punësimi i plotë, rritja e kapitalit nuk varet fare mbi një prirje të natyrshme të ulët për të konsumuar, por në të kundërtën mbahet e mbështetur nga kjo”.

E njëjtë me këtë tezë nënkonsumuese është një “ligj psikologjik themelor, mbi bazën e të cilit ne kemi të drejtë të varemi apriori me një besim të madh nga njohuritë tona të natyrës njerëzore ashtu si dhe nga faktet e detajuara të përvojës, është ajo se njerëzit janë të gatshëm, si rregull dhe mbi një mesatare, të rrisin konsumin e tyre aq sa ngrihen të ardhurat e tyre, por jo me aq shumë sa rritja në të ardhurat e tyre”.

“Si rregull,… një përpjestim më i madh i të ardhurave [do të] kursehet si rritje e të ardhurave reale”.

Në vetvete, ky ligj i dytë, i cili pranohet si i besueshëm këtu për hir të argumentit (përveç për të shtuarit që konsumi, natyrisht, kurrë nuk mund të bjerë zero), nuk do të dukej se tregon ndonjë shqetësim.

Në qoftë se kursimet rriten në mënyrë mbipërpjestimore me të ardhurat e rritura, shumë më mirë për produktin social, por në mënyrë karakteristike Keynesi e bashkon këtë ligj me tezën se prodhimi kufizohet nga konsumi dhe atëhere ai nuk ka vështirësi në të provuarit çfarëdo që dëshiron ai.

Në qoftë se konsumi kufizon prodhimin dhe në qoftë se nënkonsumi ngrihet me ngritjen e të ardhurave, atëhere në të vërtetë kjo duket se ndjek atë që të ardhurat e rritura nënkuptojnë vetë zhbërjen e tyre me rritjen e nënkonsumit, i cili në kthim kufizon prodhimin dhe kështu me radhë.

Dhe në qoftë se kjo është kështu, duket gjithashtu se ndjek atë që shoqëritë më të pasura, të cilat nuk konsumojnë më, do të ishin veçanërisht të flamosura nga ky “stagnitis” dhe që, në çdo shoqëri të dhënë, do të ishte i pasur, kush nuk konsumon më, kush kontriboi në pjesën më të madhe për stanjacionin ekonomik (përveç se në radhë të parë në lidhje me problemin “minor”, sipas kësaj terorie se dikush nuk mund të shpjegojë se si individët ose shoqëritë mund të ishin më të pasura se sa të tjerat!).

Në çdo rast, Keynesi i pranon këto konkluzione si të vërteta, prandaj, atëherë, ai i prezantoi rekomandimet e tij si të dilet nga stanjacioni, sepse përveç një “shoqërizimi të përgjithshëm të investimit,” sipas citatit të mëposhtëm, Keynesi sugjeron masa për të stimuluar konsumin, veçanërisht rishpërndarjen e të ardhurave nga të pasurit (njerëzit me prirje të natyrshme të ulët për të konsumuar) te të varfërit (ato me prirje të natyrshme të lartë për të konsumuar).

“Ndërkohë që synojmë një përqindje shoqërisht të kontrolluar në lidhje me investimin me pikëpamjen për një rënie progresive në efiçencën margjinale të kapitalit, në të njëjtën kohë, unë do të mbështesja të gjitha llojet e politikave për të rritur prirjen e natyrshme për të konsumuar.

Për këtë, nuk ka të ngjarë që të mbahet punësimi i plotë, çfarëdo që ne mund të bëjmë mbi investimin, me prirjen ekzistuese për të konsumuar.

Prandaj, ka vend për të dyja politikat që të operojnë së bashku: për të çuar përpara konsumin, jo vetëm në nivelin, i cili me prirjen e natyrshme egzistuese për të konsumuar do të korespondonte me investimin e rritur, megjithëatë në një nivel më i lartë.”.

Por, si mund të jetë një gjë e tillë e mundur, që të çojmë më lart njëherazi investimin dhe konsumin me qëllim që të rriten të ardhurat në mënyrë të besueshme?

Në fakt, Keynesi jep përkufizimet e veta zyrtare për termat e përfshira: “Të ardhurat = konsumin + investimin; kursimi = të ardhurat – konsumin; prandaj, kursimi = investimin”. Sipas këtyre përkufizimeve, një rritje njëherazi në konsum dhe investim nga një e ardhur e dhënë, konceptualisht, është e pamundur!

Megjithëatë, Keynesi nuk shqetësohet shumë mbi “detaje” të tilla si këto, sepse me qëllim që arrijë atë çfarë dëshiron, ai thjesht zhvendos, plotësisht pa shënime, kuptimet e termave të tij. Ai i lëshon përkufizimet zyrtare të cituara më lart, më pas këto duhet të kthehen një rezultat të tillë të pamundur dhe ai adopton një kuptim të ri për termin “kursim”.

Në vend të të ardhurave të pakonsumuara, “kursimi” heshtazi vjen në kuptimin “grumbullim”, pra, veprimin e mosshpenzimit të parasë ose në konsum ose në mallra kapitale.

Si rrjedhim rezultatet mund të bëhen që të dalin lehtësisht drejt, sepse kursimet tani nuk janë më gjatë të barabarta me investimin dhe, kursimi, që përkufizohet si veprim i mosshpenzimit, automatikisht merr një ngjyrim (konotacion) negativ, ndërkohë që investimi dhe konsumi marrin ngjyrim pozitiv.

Për më shumë, tani pothuajse në mënyrë të natyrshme, dikush do të shqetësohej rreth kursimeve që kapërcejnë investimin, ose kështu duket, sepse kjo do të dukej se nënkupton atë që diçka po rrjedh jashtë ekonomisë dhe se të ardhurat (të përkufizuara si investim + konsum) do të zvogëlohen njëfarësoj.

Sigurisht, Keynesi shqetësohet rreth kësaj mundësie, sepse ai e quan këtë “një tendencë kronike anekënd historisë njerëzore për prirje të natyrshme për të kursyer për të qenë më të fortë se sa nxitja për të investuar” dhe kjo tendencë kronike sigurisht që duhet të njoftohet, veçanërisht, në qoftë se të ardhurat janë të larta, sepse atëhere, siç thotë ai, kursimet arrijnë, veçanërisht, një përpjestim të lartë të të ardhurave.

Atje ku diçka derdhet, gjithashtu diçka futet brenda, sepse në qoftë se kursimet shihen si para të pashpenzuara, atëhere kursimet mund të sillen në egzistencë mjaft thjesht, me anë të krijimit të parasë së qeverisë për të kompensuar për derdhjen jashtë, e cila ka prirje të rritet me të ardhura të rritura; natyrisht, ka rrezik se këto “kursime komunitare” kompensuese, menjëherë do të derdhen jashtë përsëri duke u shtuar për grumbullimet e parasë në dorë të sektorit privat (sepse, sipas Keynesit, kursimet e krijuara rishtazi do të ulnin përqindjen e interesit dhe, në kthim, kjo do të rriste preferencën e likuiditetit të kapitalistëve me qëllim që të kundërveprojë një tendencë e tillë dhe artificialisht ta “mbajë kapitalin të pakët”).

Por një gjë e tillë mund të zgjidhet me “shoqërizimin e investimit” dhe me disa skema geselliane (Gesellian) të parave të prera (emetuara): “ideja që mbështet paranë e emetuar është e drejtë” dhe sapo kursimi dhe investimi publikisht bëhen (nëpërmjet shtetit, ashtu sikundër do të thonte Keynesi), si dhe të gjitha paratë shpenzohen, pa motivin për t’i mbajtur gjërat të pakta edhe më në këtë mënyrë, në të vërtetë, nuk ka ndonjë problem për një kohë më të gjatë me konsumin dhe investimin e rritur njëherazi.

Që atëhere që kursimet bëhen para e pashpenzuar dhe paraja e krijuar rishtazi si dhe kreditimi janë pikërisht aq “të vërtetë” sa çdo gjë tjetër, sepse këto nuk “detyrohen” nga ndonjë, kursimet mund të krijohen me goditjen e lapsit.

Dhe që nga koha që shteti, ndryshe nga kapitalistët që shfrytëzojnë kapitalin e pakët, mund të sigurojë se këto kursime të vërteta shtesë, vërtetë po shpenzohen (në vend të hallakatjes në grumbullime), çdo rritje në furnizimin e parasë dhe kreditimit nëpërmjet falsifikimit qeveritar rrit konsumin dhe investimin njëherazi dhe kështu i ngre të ardhurat dyfish lart.

Inflacioni i përhershëm është e gjithë kura e Keynesit, sepse ndihmon që të kapërcejë stanjacionin (amullinë) dhe kjo më shumë kapërcen krizat më të ashpra të stanjacionit për shoqëritë më të përparuara.

Përfundimisht, sapo shpartallohet stanjacioni, inflacioni më i madh do të zhdukte gjithashtu kapitalin e pakët brenda një gjenerate.

Dhe ende nuk mbarojnë shqetësimet, sepse shtrohet pyetja çfarë është derdhja, kjo tepricë e kursimeve mbi investimin, që përbën të gjithë rreziqet e tilla?; diçka duhet të derdhet nga diku për diku tjetër dhe duhet të luajë një rol si këtu edhe atje.

Keynesi përpiqet t’i mënjanojë të tilla mendime duke kërkuar edhe njëherë që të mos zbatohet logjika për shkencën ekonomike, ndërsa thotë: “Mendimi bashkëkohor prapëseprapë ngopet thellësisht me nocionin se në qoftë se njerëzit nuk e shpenzojnë paranë e tyre në një mënyrë ata do ta shpenzojnë atë në një tjetër.”.

Duket se është e vështirë për ta imagjinuar se si ky mendim bashkëkohor ndoshta mund të ishte i gabuar, por Keynesi e besoi atë fals, sepse për atë egzistonte një alternativë e tretë. Diçka, një mall ekonomik, do të mendonte dikush, thjesht, del jashtë prej egzistencës dhe kjo nënkupton shqetësim.

Një veprim i kursimit individual (thënë kështu) nënkupton një vendim të mos hash darkë sot, por kjo nuk bën të domosdoshëm një vendim për të ngrënë darkë, ose për të blerë një palë këpucë në javë, pra ose në vit, pra ose për të konsumuar ndonjë gjë të veçantë në ndonjë datë të veçantë. Në këtë mënyrë ky e ndrydh biznesin për përgatitjen e darkës së sotshme pa e stimuluar biznesin në bërjen gati për një veprim të ardhshëm të konsumit.

Ky nuk është zevendësimi i konsumit të ardhshëm (kërkesë për kërkesën e konsumit prezent) por është një zvogëlim neto i një kërkese të tillë.

Prapëseprapë, mendimet strikte në lidhje me një logjikë dyvlerëshe, pak a shumë, ende nuk thërmohen, sepse si mund të ketë një zvogëlim neto për diçka? Çfarë nuk shpenzohet në mallrat e konsumit ose mallrat kapitale prapë duhet të shpenzohet në diçka tjetër (kryesisht, me para në dorë).

Kjo i shteron të gjitha mundësitë.

Të ardhurat dhe pasuria mund dhe duhet të caktohen për konsum, investim, ose para në dorë.

Zvogëlimi i Keynesit, derdhja, tejkalimi i kursimeve mbi investimin, është e ardhur e shpenzuar në, ose e shtuar për, grumbullimet e parasë në dorë.

Por një rritje e tillë e kërkesës për para në dorë nuk ka efekt mbi të ardhurat reale, konsumin, ose investimin, ashtu si shpjegohet tashmë.

Me gjendjen e parasë sociale që jepet, një rritje e përgjithshme në kërkesën për para në dorë, vetëm mund të ofrojë poshtë çmimet e parasë për mallra jopara.

Por çfarë ndodh kështu?

Të ardhurat nominale, pra, të ardhurat në termat e parasë, do të bien, por të ardhurat reale dhe përpjestimi real konsum/investim do të jetë i pandryshuar dhe, gjatë rrugës, njerëzit arrijnë çfarë ata duan, pra, një rritje në vlerën reale të balancave të tyre të parasë në dorë dhe në fuqinë blerëse të njësisë së parasë.

Nuk ka asgjë stanjative këtu, ose që kullon, ose që derdhet dhe Keynesi nuk ka ofruar fare teori të stanjacionit (dhe me këtë, natyrisht, as teori se si të dilet nga stanjacioni).

Ai vetëm ka dhënë në mënyrë të përkryer një dukuri normale, të tillë si çmimet e rëna (shkaktuar nga një kërkesë e rritur për para, ose nga një ekonomi prodhuese e zgjeruar), një emër të keq në të quajturit atë “stanjacion”, ose “depresion”, ose rezultat i kërkesës efektive të pakët, me qëllim që të gjejë një mënyrë tjetër për ta falur për skemat e veta inflacioniste.

“Kontrolli ekonomik nuk është thjesht kontrolli i një sektori të jetës njerëzore, i cili mund të ndahet nga pjesa tjetër; ai është kontroll i mjeteve për te qëllimet tona. Dhe ai që ka kontrollin e vetëm të mjeteve duhet të përcaktojë gjithashtu cila qëllimeve i duhet shërbyer, cilat vlera duhet të radhiten më lart dhe cilat më poshtë – shkurt, për cilët njerëz duhet besuar dhe luftuar.”. Friedrich August von Hayek – “Road to Serfdom”

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: