Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar foto ku pretendojnë se Kina po e ndihmon Korenë e Veriut për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur kontinentin amerikan, raporton Daily star.
Imazhet e reja që vijnë nga Koreja e Veriut sugjerojnë se Kina po ndihmon fshehurazi programin e raketës së Kim. Fotot në një faqe interneti që monitoron mbretërinë e vetmisë tregojnë automjetet kineze që mund të përdoren për të lëshuar raketa bërthamore gjenden në një panair tregtar të Koresë së Veriut.
Kina është akuzuar për furnizimin e të ashtuquajturave automjete me përdorim të dyfishtë – të cilat mund të përdoren për përdorim ushtarak dhe civil – për fqinjin e tij./360grade.al