Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Shkozetit në Durrës. Burra e gra, komshinj, janë rrahur me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Policia tha se gjithsej janë 11 persona për përfshirë, prej tyre 5 burra dhe 6 gra.
Në njoftim thuhet se “janë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit për burrat: R.R 33 vjeç, E.R 28 vjeç, D.R 32 vjeç, E.R 26 vjeç dhe R.S 39 vjeç pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetaset (femra) H.S 58 vjeçe, XH.A 55 vjeçe, A.Z 31 vjeçe, D.S 30 vjeçe, XH.F 64 vjeçe dhe A.V 33 vjeçe”. Pesë burrat akuzohen për plagosje të lehtë me dashje. /Opinion.al