Home KRYESORE Shkenca: Toni i zërit thotë shumë për besnikërinë e partnerit

Shkenca: Toni i zërit thotë shumë për besnikërinë e partnerit

Nëse të kanë tradhtuar, apo nëse je ti që po mban ca sekrete të vogla, mund të dallohet edhe përmes tonit të zërit.

Një studim i fundit ka zbuluar ca sekrete shumë interesante rreth aftësisë sonë për të dalluar tradhtinë, pikërisht nga zëri.

Studimi është quajtur “Zëri yt tradhtar do të të tregojë; njohja e tradhtisë kalon nga zëri”. Studimi ka shqyrtuar mundësinë që një njeri të njohë tradhëtinë e tjetrit, nga zëri, pa marrë parasysh fjalët që ai është duke i thënë.

Studimi është kryer nga dy psikologë amerikanë që kanë ‘analizuar’ qëndrimet e 152 studentëve heteroseksualë rreth moshës 18 dhe 32 vjeç.

Pjesëmarrjësve u është kërkuar të dëgjojnë disa regjistrime të njerëzve që ishin të përfshirë në një marrëdhënie, duke provuar të gjenin se cili prej zërave dukej tradhtar. Dëgjuesit ishin në gjendje të zbulonin tradhtinë vetëm nga toni i zërit, me një saktësi të habitshme./360grade.al/

Share: