Home KRYESORE Shperthen Edlira Cepani: Me aktivistet ambientaliste keni gjithe kete kohe qe merreni?!

Shperthen Edlira Cepani: Me aktivistet ambientaliste keni gjithe kete kohe qe merreni?!

Nga Edlira Cepani

O shteti?! O prokuroria?! O drejtesiaaa?! O bashkiaaa?! Po megjithe hallet qe ka Shqiperia qe po na ve krimi per fund, me aktivistet ambientaliste keni gjithe kete kohe qe merreni?! Paskeni kerkuar dhe burg! Po ikni mo se late nam se eshte turp i Zotit kush e degjon!! Na hapet barkun!

“Nesër në Gjykatën e Krimeve të Rënda shpallet vendimi ndaj 4 pjesëmarrësve të protestës kundra paligjshmërisë së Parkut të Lodrave tek Liqeni. Prokuroria ka hapur proçesin penal ku kërkon dënimin sipas nenit 236/1 për kundështim të forcave të policisë në detyrë. Prokuroria kërkoi 2 muaj burg të konvertuar me 60 ditë punë edukuese për Altin Kuko, Ardit Mekshiqi, Orges Zani, ndërsa për Moza Boçarin 4 muaj detyrë paraqitje. Avokatja mbrojtëse Holta Ymeri kërkoi pafajesësinë

Protestuesit e Parkut të Liqenit vazhdojnë me dinjitet rezistencën e tyre. Ndërkohë që betonizimi i Parkut është maskuar me barin artificial dhe treni i lodrave për të cilin u hodh gjithë ai beton nuk është vënë ende në punë (në shkelje të vetë projektit) shteti ka ngritur akuzë kundër protestuesve të cilët mbronin interesin publik. Larg syve të publikut, për gati 1 vit e gjysëm është zhvilluar gjyqi penal kundër 4 protestuesve të akuzuar për kundërshtim të forcave të policisë së rendit. Nesër, në orën 13.15 jepet vendimi nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë.

Nesër një ditë e rendësishme për aktivizmin qytetar dhe demokracinë tonë. Presim me besim një vendim të drejtë dhe të pa ndikuar nga pushteti nga ana e Drejtësisë. Andi Tepelena”

Share: