Home KRYESORE “Sulltani” i prostitutave arrestohet në Lezhë

“Sulltani” i prostitutave arrestohet në Lezhë

Mediat e huaja e kanë konsideruar si ‘sulltani’ i prostitutave.

Bëhet fjalë për 38 – vjeçarin nga Lezha, Nin Lalaj, i cili në orët e para të mëngjesit të së shtunës ra në prangat e policisë së këtij qyteti.

Këtë herë Lalaj akuzohet për trafik droge. Ndaj tij Gjykata e Pukës në 21 mars të këtij viti ka caktuar masën e “arrest me burg”, i akuzuar për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ai iu dorëzua policisë së Shkodrës për të vijuar procedurat.

Lalaj është një emër i njohur botës së krimit në Itali dhe në Angli. Në tetor të vitit 2013, gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij. Në operacionet e policisë italiane, në atë kohë, u arrestuan 17 persona që shfrytëzonin rreth 200 vajza e ndërsa të drejtën se kush do shkonte “në punë” e kishte vetëm ai.

Share: