Trondit Fevziu:Fatmir Xhafa një zhgënjim, Rama varësi nga…
Çim Peka: Edhe e shkuara e Fatmir Xhafaj nuk mund të krahasohet me të Gramoz Ruçit
Blendi Fevziu: Po, por unë po të them e kam konsideruar Fatmir Xhafën një zyrtar, relativisht tipik, një ministër që ka qenë ministër i Drejtësisë që ka qenë ministër tjetër, njeri që nuk ka qenë modeli i njerëzve që qëndron me banditë ose me kriminel lart e poshtë nëpër restorante apo të shoqërohej prej tyre me aq sa e njoh unë, kam menduar se do të bënte një kthesë të fortë në raport me goditjen ndaj krimit, gjërat e tjera është pak vështirë por goditjen ndaj krimit.
Ajo që ndodhi në Elbasan më bëri të kuptoj që Xhafa o është i pa aftë o i pamundur, pra i lidhur për të reaguar sepse nëqofëse në rrethana tjetër dikush do të ishte ministër i Brendshëm duhet të shkonte të vendosej në Elbasan dhe të shikonte se çfarë po ndodh atje, unë e kam thënë krimi në Shqipëri për hir të së vërtetës dhe për fatin tonë të keq, nuk është krim i fshehur. Nuk është një krim siç ishte krimi mafia italiane, Bernardo Provenciano nuk i gjendej një foto që nga mosha 20 vjeçare, 40 vjet që nuk i gjendej një foto, Toto Rinës nuk i gjendej një foto, kriminelëve më të mëdhenj të Nju-Jorkut kanë qenë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë bërë karshillëk, kriminielët dhe banditët në Shqipëri janë njerëzit që bëjnë karshillëk në publik, janë njerëzit që shfaqen çdo dit në lokalet më luksoze të Tiranës dhe bëjnë shou është një shou i papërligjshëm dhe kjo ndodh në sy të policisë, në sy të partnerëve që ne kemi, të cilat i shohin dhe i raportojnë i raportojnë me emër dhe me mbiemër në sy të prokurorisë që vepron atje, unë ua thash ju kam sjell një shembull, ky është një shembull që në fakt mund mos ta kisha përdorur, insistuam rreth një vit e gjysmë më parë meqënëse emisioni STOP regjistroi, përdorim të tmerrshëm droge në lokalet e natës dhe ne ngritëm këtë çështje në emision, i bëmë një presion shumë të madh Ministrit të Brendshëm që ai të kryente një aksion të befasishëm, e kreu operacionin, bllokoi dy-tre lokale nate ku u gjetën në mënyrë flagrante, infrastrukturë e përshtatur për përdorim drogash të forta dhe drogëra kriminale të cilat mund të shkaktojnë jetën e adoleshentëve dhe atë ditë ministri i Brendshëm ka marr mbi 35 mesazhe nga deputet të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët i thoshin pse i bije më qaf këtij biznesi apo atij biznesi, jo nuk i bije më qafë biznesi, i bije më qafë një përdorimi kriminal të biznesi. Biznesi për çështje të drogës dhe aty shkojnë humbin jetën e tyre në një kuptim, shkatërrimit të jetës fëmijët e këtyre deputetëve, nipat e këtyre deputetëve, fëmijët e secilit nga ne, dhe pse, pse mund të ma jepni përgjigje, pse një deputet duhet të shqetësohet se në një lokal nate janë kapur ambiente të përdorimit të drogës apo janë arrestuar njerëz. Në këtë aspekt unë mendoj se Fatmir Xhafaj do të ishte më operativ deri tani nuk po shoh gjë.
Çim Peka: A do të thotë kjo, duket sikur e certifikon pohimin e liderit të opozitës Lulzim Basha se ti kërkosh Ramës të luftoj krimin, është njëlloj ti kërkosh krimit të luftoj krimin, a është Edi Rama i lirë për ta luftuar krimin në gjykimin tuaj?
Blendi Fevziu: Këtë nuk e di, deri tani po tregon që ai ka një raport shumë të fortë, unë do të kisha qenë, mënyra se si ai futi persona me të shkuar kriminale në qeverisjen e vendit në parlamentin apo në bashkitë qendrore ishte një nga zhgënjimet e mia më të mëdha.
Kam qenë personalisht kritik edhe me emër edhe me mbiemër për të gjithë ata edhe ndaj Ramës vetë, mbi 10 herë e kam pyetur në studion time duke përmendur rekordet kriminale të këtyre. Unë mendoj çdo kryeministër, çdo njeri politik, pavarësisht lidhjeve paraprake mund ta luftoj krimin në një moment të caktuar, po ju përmend një thënie kjo është pjesa më absurde po kështu ndodh që shpeshherë politika bën dille me krimin ose me biznesin për të ardhur në pushtet.
Çështja është se në shumë raste këto dille prishen kur marrëdhënia nuk funksion më, kështu ka funksionuar edhe në vende të tjera më të zhvilluara, pra midis një interesi më të madh publik dhe presionit nga këta që e kanë ndihmuar, ka raste që politika zgjedh atë që quhet interesi publik, e lufton krimin, ne kemi raste të ngjashme krimi mund të reagoj, kemi parasysh çka ndodhur në Serbi, ku Xhinxhiç përdori të gjithë faktorët kriminal për të rrëzuar Millosheviçin dhe më pas ata e vranë.
Historia është e njëjtë ju mund të keni një histori interesante nëqofëse shihni serialin e fundit të filmit Narkos ku ministri i Drejtësisë së Kolumbisë, ku djali i trafikantëve më të mëdhenj i thotë ne të kemi paguar dhe ti ke një dill me ne, ai i thotë, po, por dilli ishte për sa kohë opinioni publik nuk reagon, kur gjërat dalin në dritën e diellit dhe opinioni publik reagon atëherë asnjë dill nuk ekziston më. Në këtë aspekt, pavarësisht nga lidhjet e politikës me krimin ajo fillon e luftohet, nëqofëse se nuk luftohet atëherë ose ti je peng o je i paaftë për ta bërë këtë gjë./360grade.al