Home KRYESORE Trondit gazetarja: Ju tregoj se si krimi financon zyrtarët në Gjykatën e...

Trondit gazetarja: Ju tregoj se si krimi financon zyrtarët në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese

Deklarata e Donald Lu se katër klane të mëdha zotërojnë krimin në vend ka shkaktuar tërmet në rradhët e opinionit publik.

E ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se në blihen biznese të fuqishme nga klanet kriminale, çka ka çuar që të jepen para me interes dhe fajde.

Sipas Llabanit bandat kriminale po kapin pikërisht dorën më të fortë që është biznesi.

“Kam informacione që në Shkodër po blihen biznese nga klanet kriminale, çka do të thotë që po kapet dora më e fortë, biznesi. Nuk e di nëse po bëhen hetime konkrete për këtë gjë. Kemi shumë gjyqtarë të lartë që financohen nga këto klane, në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh gazetarja.

Shumë e kanë konsideruar të vonë deklaratën e Lu-së, ndërsa në rradhët e qeverisë ende nuk kemi një reagim konkret në lidhje me këtë situatë

Share: