Home KRYESORE “ U ble me tokë në Orikum”, përgjigjet Zagani: E vërteta ime...

“ U ble me tokë në Orikum”, përgjigjet Zagani: E vërteta ime e çon në burg Tahirin dhe kompaninë e tij

Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, u ble nga Partia Demokratike me tokë në Orikum, ka ardhur reagimi nga ky i fundit.

Sa i takon makinës sime, me qëndrimet ndaj Dritan Zaganit, unë kam qenë shumë i qartë, as jam fshehur, as kam heshtur, unë skam përdorur detyrën time për të fshehur të vërtetën! Kam kërkuar edhe atëherë të hetohem! SOt keni një vendim të prokurorisë së Fierit ku të gjitha ato që thatë ju me gojën e Zaganit janë gënjeshtra!

E keni blerë atë duke i dhënë tokë në Orikum! I keni dhuruar tokë Dritan Zaganit! Për ta blerë?! Për ta blerë?! Ja kjo është ajo që keni bërë.”tha Tahiri në Këshillin e Mandateve.

Në një intervistë për “Fax News”, Zagani ka thënë se prona e pretenduar nga Tahiri, është një gënjeshtër e rradhës, sepse tokën nuk ia ka dhënë partia por ligji.  Zagani tha se këto janë shpifje ordinere.

Për arsye se kjo tokë i është dhënë një oficeri në formë ligjore. Nuk ma ka dhënë as partia, as qeveria, shteti shqiptar! Ta dijë mirë Tahiri me kompani!

Pra prona nuk na është dhënë në posedim se rezulton me dokumente false në emër të një personi që sot rezulton i vdekur.

Kjo zyrë ka detyrimin ligjor, kur vidhet një pronë e shtetit dhe është tjetërsuar, kjo zyrë ka detyrimin të paraqitet në gjyq vetëm për një arsye: Ti ke fol kundër qeverisë!”

Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës. Luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij!

Biles nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e ble dhe do vij vetë!”-u shpreh Zagani. 

Share: