Home KRYESORE U shkarkua nga Manjani për shkelje të rregullores, emërohet drejtor i burgut...

U shkarkua nga Manjani për shkelje të rregullores, emërohet drejtor i burgut të Peqinit

Arjan Hasani është emëruar drejtori i ri i burgut të Peqinit. Kjo pas shkarkimit që u bë ditën e djeshme nga ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Drejtuesit u shkarkuan pasi janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa y të tjerë rezultonin me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, Arjan Hasani ka qenë më parë drejtor burgu në Fier, ndërsa emri i tij u bë publik në media pas një skandali të transmetuar nga “News 24”. Hasani është shkarkuar pasi në një video të transmetuar, dukeshin të dënuarit në burgun e Fierit, teksa lanin makinën e tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka konsiderur shkelje të së drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.

Sot Hasani është riemëruar sërish në një tjetër burg, pra në atë të Peqinit. Duke pasur parasysh se të gjithë drejtorët janë shkarkuar për shkelje dhe precedentë, duket pak kontradiktore riemërimi i një drejtuesi të pezulluar më parë për të njëjtën arsye.

Më poshtë është edhe video e transmetuar një vit më parë nga “News 24”, për të cilën u akuzua Hasani./Opinion.al

Share: