Çështja e arrestimit të Moisi Habilajt ka shkaktuar debate dhe përplasje edhe në Komisionin e Integrimit, ku ministri Bushati ishte thirrur për të folur për hapjen e negociatave.
Përplasje ka patur mes ministrit Bushati dhe kreut të këtij komisioni, Genc Pollo.
Ndërsa Bushati ka komentuar akuzat e opozitës në lidhje me krimin e organizuar, Pollo ka përmendur emrin e Habilaj duke thënë se “fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben qeverisë”.
Pjesë nga debati mes Pollos e Bushatit:
Bushati: Ka dy tre javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjale të mire për policinë? Mendoj që ndonjë regjisor i hollyëoodit do të vije të bëjë ndonjë skenar për krimin e organizuar në Shqipëri
Pollo: Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm??
Bushati: Ju nuk zgjidhni dot qeverinë, unë nuk zgjedh dot opozitën
Bushati: Të respektojmë etiken e të respektojmë njëri-tjetrin.
Bushati: nuk mund të më komentoni mua. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrit. Në qoftë se do tentoni ti vendosni note përgjigjeve të mia do më mbaroje durimi dhe cinizmi mund të prevalojë mbi durimin.
Bushati-Pollos: Je kuti më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.
Bushati ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me kërkesën e kosovarëve për shtetësinë shqiptare në mënyrë për të përfituar nga liberalizmi i vizave. Bushati tha se nuk i takon atij të komentojë Kryeministrin Thaçi duke shtuar se për këtë ka folur Presidenti Meta.
“Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur Presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptarë të Kosovës është liberalizimi i vizave.”, ka thënë ministri Bushati. /360grade.al/