Të thuash nxitoi hapat është pak nëse kërkon të përshkruash largimin që tentoi t’i bënte ministrja Mirela Kumbaro pyetjes së gazeteres Esiona Konomi te Report Tv.
Në dalje të Asamblesë së Socialistëve, Kumbaro fillimisht nuk ka dashur që të ndalojë në një prononcim për ndërtimin që po bëhet në Butrint, ndërsa pas insistimit të gazetares ajo ka thënë se ndërtimi në Butrint po bëhet konform rregullave të UNESCO-s.
“Nuk ka beton dhe hekur në atë kuptim që e thoni ju. Është projekt 100% brenda kritereve dhe rregullave”, tha Kumbaro.
Në çdo vend të botës në një rast të tillë ministria jo vetëm që nuk do ja fuste vrapit, por do të ftonte gazetarë dhe qytetarë në një diskutim të hapur në lidhje me rastin, ndërsa Kumbaro e trajton Butrintin sikur ta kishte pronë të sajën.
Aktivistë të shumtë kanë akuzuar ashpër Kumbaron pasi brenda mureve të Butrinti nuk mund të ndërtohet, po mesa duket ministrja e ka të mbylluar atë çështje.