Saimir Tahiri sapo ka dalë nga banesa e tij në kryeqytet ku është pritur nga gazetarët. Ai është pyetur lidhur me vendimin e prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij, por ish -ministri është përgjigjur shkurt me një fjali tipike të Ramës: “Nuk kam gjë për të thënë, nuk keni parë gjë akoma”.
Cfarë ka dashur të thotë Tahiri me këtë frazë?
Gjate ditës së sotme, ngjarjet janë zhvilluar me shpejtësi pas dorëzimit nga prokuroria të kërkesës për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Këshilli i mandateve pritet të mblidhet sot për të marrë një vendim.