Botuesi dhe gazetari Nikollë Lesi në një shkrim të vetin për Ramën ndër të tjera shkruan:
“Rama, Presidentin nuk e ndryshon dot, por as LSI. Do të kishte dashur ti kishte edhe këto nën varësi, por ja që duhet pak demokraci në këtë vend.
Me Berishën zihet ditën dhe fjaloset me sms natën.
Me Lulzim Bashën ka një periudhë “jo dashurie”, të cilën shpreson ta kthejë në dashuri si me 18 maji, sapo të vijë dita për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor dhe në ndarjen territoriale, të cilën e do PD.”
Ajo që trondit më shumë është fakti se ai gjykon që Berisha dhe Rama, janë të ndërlidhur dhe të sinkronizuar personalisht… Si ka mundësi?