Home KRYESORE Zgjedhje politike të parakohshme? Rama kërkon përsëri Qeveri teknike?

Zgjedhje politike të parakohshme? Rama kërkon përsëri Qeveri teknike?

Përgjimi i botuar nga mediat italiane, ku implikohet personi i Saimir Tahirit, është vetëm një nga shumë përgjimet që presin rradhën të botohen.

Burime të portalit 360grade.al, kane mësuar se priten shumë shpejt botime të tjera, nga shërbimet greke, holandeze dhe ato britanike.

Sipas 360grade.al ne keto pergjime do të ketë emra të tjerë të implikuar nga zinxhiri komandues i niveleve më të larta të Policisë shqiptare, dhe se është vetëm çështje ditësh apo javësh.

Këto botime do të shkaktojnë furtuna edhe më të mëdha se kjo që po ndodh për “Çështjen Tahiri”. Kjo situatë, “do të sjellë shumë shpejt në pikëpyetje serioze jetëgjatësinë e qeverisë “Rama 2” dhe Shqipëria do të ballafaqohet, brenda Pranverës së ardhshme, me zgjedhje politike të parakohshme”, sepse Opozita do të ketë argumente të plota për ndikimin e rezultatit zgjedhor të Qershorit 2017, nga trafiku dhe trafikantët e drogës…” nënvizojnë burimet e 360grade.al në informacionin e tyre.

Mësohet se kryeministri është duke përgatitur një variant rezervë, për të projektuar një qeveri teknike nr.2 PS-PD dhe negociatorët kanë filluar nga puna dhe ajo do te jete qeveri e tipit AntiKorrupsion…

Share: