Home KRYESORE 70-vjetori, zbulohet sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip

70-vjetori, zbulohet sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip

Vetëm pak ditë më parë në Pallatin Mbretëror në Britanin e Madhe është festuar një ditë e veçantë, 70 vjetori i martesë mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.

Një ndër martesat më jetëgjatë, por vetëm pak ditë më pas nga përvjetori i dashurisë mës tyre një person i afërt me familjen ka zbuluar disa sekrete për martesën e tyre të suksesshme, mësohet se qeshja dhe buzëqeshja është sekreti prapa martesës së tyre të gjatë e të lumtur, transmeton Telegrafi.

Biografja mbretërore Ingrid Seward, e cila është shfaqur në ‘Loose women’ për të diskutuar rreth përvjetorit të çiftit mbretëror, ka thënë se ata dy ndajnë një sens të mahnitshëm të humorit – duke shtuar se në veçanti Mbretëresha është tejet komike.

Çifti mbretëror ishte martuar në nëntor të vitit 1947, dhe së bashku kanë katër fëmijë; Princin Charles, Princin Andreë, Princin Edward dhe Princeshën Anne.

Ingrid, e cila ka qenë duke shkruar për familjen mbretërore për mbi 30 vjet, thotë se qeshja gjithmonë ka qenë në zemër të martesës së tyre. /opinion.al

Share: