Edhe këtë vit nuk kanë munguar nostalgjikët e komunizmit dhe të Enver Hoxhës. Të pranishëm tek varret e ‘Dëshmorëve të Kombit’ ata kanë pasur me vete foto dhe parulla të periudhës komuniste.
Edhe sivjet ata ishin në krah të drejtuesve të qeverisë.
Komunistët sivjet udhëhiqeshin nga kryetari i partisë së tyre, Qemal Cicollari, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër.