Pasi ambasadori i SHBA-ve Donald Lu i përmendi emri, ka reaguar ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Në një reagim, Ndoka është shprehur pro luftës kundër kriminelëve, ndërsa thekson se nuk është pjesë e kësaj sërë.
REAGIMI i Arben Ndokes:
I nderuar Z. Ambasador i SHBA-ve
Donald Lu,
Sot me terhoqi vemendjen deklarata juaj ne media. Iu mbeshtes plotesisht ne nismen tuaj per te ndihmuar ne ndertimin e nje shteti te forte ligjor shqiptar dhe iu pergezoj per kete.
Per fat te keq nuk mund te jem aq mbeshtetes kur ju radhitet emrin tim sikur te kem bere krime politike apo te jem une shkaktari i ndonje fatkeqesie qe ka rene shqiptareve ne koke.
Lidhja ime me politiken ka te beje me aspiraten per karriere dhe deshiren time per angazhim konkret ne permiresimin e kushteve jetesore dhe zgjidhjes se problemeve qe kane cdo dite qytetaret.
U zgjodha deputet per vlerat e mia njerezore qe nuk ia kam kursyer askujt qekur isha i afte te kujdesesha per veten. Kam ditur te mbaj pergjesi dhe atehere kur ngjarjet kane qene rrjedhe e fatit dhe jo e veprimeve te mia . Per kete kam dhene prova , duke dhene doreheqjen e mandatit te deputetit qe para se te miratohej ligji me i ashper ne Europe, por nderkohe duke kerkuar rihapjen e procesit per te cilin jam denuar ne mungese, sic dhe kam deklaruar publikisht.
Une vazhdoj te jem I lidhur me elektoratin, sepse me ta kam marredhenie njerezore qe nuk i thyen heqja dore nga nje mandat.
Une nuk di te jem akuzuar per krime poltike apo vepra te tjera penale qe kane qene ne dem te Parlamentit ku isha pjese, as ne dem te politikes, as te Shqiperise, a as te askujt.
Doja te vazhdoja jeten time, por mesa duket po me vene kusure qe nuk me perkasin.
Uroj vertete te behet drejtesi por me kriminelet e vertete ama, nje sere te ciles une nuk i perkas!
Arben Ndoka